Një zjarr i madh ka përfshirë masivin pyjor te zona turistike “Rana e Hedhun”, në Shëngjin këtë të martë.
Zjarri i përmasave të mëdha raportohet se rrezikon të gjithë zonën përrreth.
Zjarrëfikëset janë nisur drejt vendngjarjes, por e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit.





