Një shpërthim eksplozivi ka pasur në Lezhë. Për pasojë, Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”. Sipas informacionit paraprak mësohet “në një magazinë jofunksionale në pronësi të shtetasit K. C., 60 vjeç, banues në Lezhë ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse”.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertët xhenier, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 08.08.2017, rreth orës 00: 30, është marrë njoftim se në lagjen “Skënderbeg”, në një magazinë jofunksionale në pronësi të shtetasit K. C., 60 vjeç, banues në Lezhë ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertët xhenier, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.





