Kushërinjtë sakatohen pas një sherri mes tyre. Ka ndodhur në banesën e xhaxhait te tyre ne Devoll, kur pas një sherri, kushërinjtë kanë rrëmbyer sende të forta e kanë rrahuar njëri-tjetrin.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrance dy persona, si edhe ka proceduar penalisht dy të tjerë (familjarë mes tyre) sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ushtruan dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasve, Paris Shoshari, 26 vjeç Andon Shoshari, 19 vjeç, (kushërinj)”, njofton policia.
Sipas saj, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve I. Sh., 23 vjeç (vëllai i Parisit) dhe E. Sh., 43 vjeç (babai i Andonit) të gjithë banues në Bilisht.
Sipas saj, më datë 07.08.2017, në banesën e shtetasit E. Sh., dyshohet se shtetasit e lartpërmendur, pas një konflikti për motive te dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit duke u goditur me sende të forta.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.





