Sipas Emergjencave Civile janë regjistruar 14 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit këto 24 orët e fundit.
Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 98 zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, 140 efektivë nga Forcat të Armatosura, dhjetëra vullnetarë, si dhe punonjës të Policisë Pyjore, të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur nga helikopterët.
Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka përsëritur thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.





