Një person ka denoncuar në polici se persona ende të pa identifikuar i kanë hyrë natën në shtëpi dhe i kanë vrarë me armë zjarri qenin.
Lajmin e bën me dije vete Policia, e cila njofton se “kallëzimin e ka bërë dje shtetasi Gj. S., vjeç 51, banues në Vlorë”.
Ai kallëzon se, më datë 04. 08. 2017, i janë futur në banesë, ku i kanë vrarë me armë zjarri një qen të racës boxer.
Po punohet për identifikimin e gjetjen e autorit. Neni 150 e 278 të Kodit Penal.
Kallëzim i ngjashëm edhe në Berat
Më datë 07. 08. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim, për shtetasin F. V., vjeç 51, banues në Berat, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasja L. H., vjeç 53 banuese në Berat, se në vendin e quajtur “Pedonalja”, duke ecur me një qen prej dore, ja ka marrë qenin me pretendimin se e ka të tijin dhe i ishte larguar nga shtëpia para njëzet ditësh.





