Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALARMI/ “Luciferi” pushton Evropën jugore dhe Ballkanin

06/08/2017
ALARMI/ “Luciferi” pushton Evropën jugore dhe Ballkanin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një valë e nxehtë e quajtur “Lucifer” (djall) po shkakton kërdi në shumë vende të Evropës. Në të paktën 11 vende, janë lëshuar paralajmërime për rrezikun ndaj temperaturave të nxehta.
Së paku, 5 njerëz kanë vdekur nga vala vdekjeprurëse e nxehtësisë që përfshin Evropën Jugore ku janë konfirmuar temperatura mbi 40° C në disa vende si në Itali, Spanjë, Kroaci, etj.
Vdekjet në Itali dhe Rumani i janë atribuuar kushteve ekstreme të pesë ditëve të fundit dhe në Itali, vala e të nxehtit është pagëzuar si “Luciferi”.
Në ishullin italian Sardenja, termometri shënoi 43 ° C pasditen e djeshme.
Vala e nxehtësisë ka shkaktuar një rritje prej 15 për qind në emergjencat spitalore në Itali dhe në 26 qytete të mëdha është dhënë alarmi maksimal nga Ministria e Shëndetësisë.
Fermerët po llogarisin kostot, pasi thatësira pritet të zgjasë dhe meteorologët parashikojnë që moti i nxehtë të vazhdojë edhe për një javë.
Në Firence ‘temperatura e perceptuar’ e cila përcaktohet nga temperatura, lagështia dhe era është raportuar të jetë më shumë se 50° C.
Në Abruzzo një grua 79-vjeçare u gjet e vdekur në një fushë pranë shtëpisë së saj e djegur nga flakët që përfshinë dy hektarë tokë bujqësore përreth.
Një pjesë e autostradës bregdetare Via Aurelia që shkon drejt veriut nga Roma në Riviera duhet të mbyllet për disa orë për shkak të një zjarri të madh pranë Grosseto në Toscana.
Dhe në Rumani ‘alarmi i kuq’ është lëshuar pasi meteorologët kanë parashikuar 42° C në pjesët perëndimore të vendit.
Plazhet anembanë Mesdheut do të ndihen të nxehta më shumë se normalisht,  për shkak të erërave të ngrohta që vijnë nga Afrika.
Vala e nxehtësisë ka shkaktuar gjithashtu zjarre në Itali, Spanjë dhe Kroaci këtë javë.
Në Greqi, qyteti bregdetar i Kalyvia, në jug të Athinës, duhej të evakuohej pasi një zjarr i madh kërcënoi shtëpitë i shoqëruar me në erëra të forta.
Gazeta britanike “Metro” shkruan se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për të luftuar rreth 20 zjarre në rrethin e Vlorës përgjatë Rivierës së vendit.
Dhe në Rumani, autoritetet u thanë njerëzve të mos dilnin jashtë gjatë valës së nxehtësisë dhe u kërkoi të rriturve të mos lënë fëmijët në vetura për shkak të diellit të ashpër.
Policia rumune tha se do të kishte kufizime për trafikun në rrugët kryesore gjatë valës së nxehtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

TIRANË/ Rrahje me grushta mes efektivit dhe inspektorit në Policinë Bashkiake

Rrahje me grushta në Policinë Bashkiake të Tiranës

29/07/2026
Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

29/07/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Rrahje me grushta mes efektivit dhe inspektorit në Policinë Bashkiake

Rrahje me grushta në Policinë Bashkiake të Tiranës

29/07/2026
Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

29/07/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.