Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dalin detaje nga dasma madhështore e Besit dhe Xhensilës, politikanë e njerëz të famshëm në ceremoni

05/08/2017
Dalin detaje nga dasma madhështore e Besit dhe  Xhensilës, politikanë e njerëz të famshëm në ceremoni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aktor, komedian, këngëtar dhe futbollist e prezanton veten në rrjetet sociale një nga protagonistët kryesorë të spektaklit të humorit “Portokalli”, Bes Kallaku. Artisti ka vendosur t’i japë fund beqarisë duke celebruar me martesë lidhjen e bukur shtatëvjeçare të dashurisë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, shkruan “Panorama Plus”.
Tashmë gjithçka është gati dhe sipas burimeve tona nuk do të ketë një ceremoni, por dy. Dasma e parë do të jetë me miqtë brenda dhe jashtë profesioneve të çiftit, të ftuar VIP, mes të cilëve do të ketë politikanë, biznesmenë, sportistë, njerëz të njohur të medias e artistë, dhe do të jetë e ideuar gjysmëmoderne e tradicionale.
Ndërsa ceremonia e dytë do të organizohet me familjet përkatëse të nuses dhe dhëndrit, dhe do të dominohet nga elementët e traditës. Fustani i nuses është realizuar nga stilisti i njohur në Kosovë, Valdrin Sahiti, vendimin për të cilin Xhensila e ka marrë bashkë me partnerin, Besin.
“7 vite të bekuara për mua, është shumë emocionuese, ndihem shumë, shumë e lumtur. Ndërkohë që unë dhe Besi i kemi idetë e qarta. E kemi vendosur dhe projektuar se si do të jetë e gjithë dasma, kështu që besojmë që do të dalë diçka e bukur”, tha Xhensila në intervistën e saj të fundit për klipin e ri “Lova” te “Rudina”.
Çifti janë përpjekur që t’i mbajnë sekret detajet e tjera, si për shembull numrin e të ftuarve dhe datat e ceremonive. Ata vendosin t’i japin fund beqarisë me ngjitjen në altar dhe shkëmbimin e unazave të martesës në shtatëvjetorin e lidhjes. Për martesën e tyre flitej prej vitesh, por vetëm këtë vit çifti duket se janë gati të celebrohen dhe e kanë marrë këtë vendim.
“Shpresoj të martohemi e të shkojnë gjërat mirë dhe mbarë”, ka treguar Besi në një nga intervistat e tij televizive, ndërsa ka shpjeguar se si natyrë është i thjeshtë dhe praktik dhe do donte që edhe dasma e tij të ishte e thjeshtë. “Me Xhensilën kemi shtatë vjet. Por të gjithë shokët e mi që kanë fëmijë më thonë mos prit më, mos prit më. Plani ai është, që të martohemi dhe pastaj…”, shprehet aktori, ndërsa nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë baba.
I pyetur nëse i ka bërë propozimin për martesë Xhensilës, Besi përgjigjet me humor, “Obobo kam harruar. Edhe ma ka thënë, që nuk martohet nëse nuk e propozoj”. Për detajet e tjera të dasmës flitet se do të kujdeset “Altar”, duke qenë se Xhensila është mikeshë e ngushtë e vajzës që bleu biznesin e Elvana Gjatës, Drilona Bocit.
Si Besi dhe Xhensila u panë në inaugurimin e “Altar”, kur Drilona dhe bashkëshorti biznesmen, Kristiani, organizuan një ceremoni dasme, me rastin e 10-vjetorit të martesës.

Tags: besi xhensiladasme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.