Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në Itali ka punë por duhen profesionistë, 200 mijë njoftime për punësim – ja çfarë kërkohet

03/08/2017
Në Itali ka punë por duhen profesionistë, 200 mijë njoftime për punësim – ja çfarë kërkohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një periudhë të rritjes alarmante të papunësisë në Itali ka shumë pozicione që mbeten vakant, shkruan Corriere.it.
Motivi?
Nuk gjenden profesionistët e përshtatshëm.
Dhe numri është mbresëlënës: arrijnë në fakt në 200 mijë njoftimet për punësimin që nuk kanë arritur të gjejnë punonjës.
Ja disa nga të dhënat: në 99 raste nga 100, nuk gjenden kuzhinierë për të punuar në ‘fast food’, ndërsa mbeten bosh vendet e punës për 7 elektroteknikë në 10, dhe pothuajse 6 tornitorë në 10. Kjo rezulton nga sistemi informatik Excelsior, realizuar nga Unioni i Dhomave, mbi parashikimet e punësimit për periudhën ndërmjet gushtit dhe shtatorit 2017 nga ana e bizneseve private të sektorëve të industrisë dhe shërbimeve.

Jo vetëm kuzhinierë
“Një kërkim personeli në pesë rrezikon që të mbetet i paplotësuar për shkak të vështirësisë për të gjetur personel të përshtatshëm”, bëjnë të ditur të dhënat e Unionit të Dhomave.
Dhe jo vetëm kuzhinierë.
Nga veriu në jug të vendit nuk gjenden analistë programues, operatorë tregtarë për Italinë, specialistë të logjistikës së magazinës, specialistë në drejtim dhe kontroll.
“Këto janë profilet kryesore, që sipas ndërmarrjeve do të jetë e vështirë të gjenden në treg për periudhën gusht – shtator, vazhdon Unioni i Dhomave. Në total janë rreth 200 mijë pozicione pune që konsiderohen si problematike për t’u gjetur në periudhën në fjalë, ose 20,6% i 969 mijë vendeve të punës të parashikuara për t’u hapur.
Më e komplikuar, pavarësisht normës së lartë të papunësisë, duket gjetja e profilit të duhur mes të rinjve (23% e totalit) drejt së cilës adresohet 35% e vendeve të reja të punës që parashikohet të hapen (339 mijë në total). Janë mbi të gjitha sipërmarrjet e teknologjisë së informacionit dhe të industrisë metal-mekanike dhe elektronike (37% të rasteve në total) që sinjalizojnë problemet më të mëdha për gjetjen e personelit të përshtatshëm. Monitor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.