Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DËSHMIA /Çfarë tha në polici nënë e turistes ruse që humbi jetën në Ksamil

28/07/2017
DËSHMIA /Çfarë tha në polici nënë e turistes ruse që humbi jetën në Ksamil
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një varkë e verdhë me motor u largua me shpejtësi nga vendi ku po notonte turistja 15 –vjeçare ruse, Ksenia Ryok. Një tjetër, me ngjyrë të bardhë, qëndroi në vend. Ky është momenti që ka fiksuar Tatiana Kulagina, nëna e adoleshentes që mbeti viktimë, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues në plazhin e Ksamilit.
Televizioni Klan ka mundur të sigurojë dëshminë e saj dhënë në polici.
Tatiana Kulagina ka rrëfyer se ajo së bashku me vajzë e saj, në datën 21 korrik janë nisur me not në drejtim të tre ishujve, nga plazhi i shtetasit Arben Pole.
Ksenia ishte përpara nënës së saj me not dhe në një moment ajo e humb nga sytë atë. Kur është afruar afër ishullit në një distancë 30-50 metra ka parë një njeri që ka ngritur dorën lart. Por ajo nuk mund të përcaktojë nëse ka qenë vajza e saj. Po në atë kohë në të njëjtin vend Tatiana ka parë një varkë të verdhë dhe pak metra më tutje një me ngjyrë të bardhë.
Sipas dëshmisë, varka e bardhë qëndroi në atë vend, kurse e verdha u largua. Tatiana nuk ka fiksuar se sa njerëz ndodheshin në këto dy varka, por sqaron se ato kryenin transport turistësh. Duke mos e parë ende vajzën Tatiana ka vendosur të dalë në bregun e ishullit. Ka kërkuar me sy vajzën e shqetësuar, por nuk e ka parë. Duke këqyrur majtas-djathtas, ka parë që diçka po ndodhte në det pikërisht në vendin ku pa njërin që ngriti dorë. Aty ishin dy varka një e policisë e ngjyrë e errët dhe një e bardhë.
Ka notuar drejt tyre dhe kur është ndodhur në një distancë rreth 10 metra larg tyre, ka parë që po nxirrnin një person nga uji. Kur u është afruar më shumë ajo ka njohur se personi që nxorën nga uji të pajetë ishte vajza e saj, pasi e njohu nga këmba. Tatiana ka hipur fillimisht tek mjeti i policisë ku kishin hipur edhe trupin e pajetë të vajzës së saj. Por më pas e larguan nga ai mjet dhe e hipën tek varka tjetër me ngjyrë të bardhë që ndodhej atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

19/08/2026
MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

19/08/2026
MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.