Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ditmir Bushati selfie në Paris…, për tu kthyer vizat shqiptarëve

21/07/2017
Rama merr timonin, por policët francezët do ti ruajnë kufijtë nga “tentativat për arratisje” e shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti demokrat Genc Pollo, duke reaguar për lajmin se Franca i ka dhënë ultimatum Shqipërisë për numrin e lartë të azilantëve nga vendi ynë që i drejtohen shtetit francez, ironizon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati që e ka bërë sefte në Paris pas zgjedhjeve punën e tij me qeveritarët e Presidentit Macron jo për investime, por për të ndaluar kurbetin e shqiptarëve.
Shqetësimet për rritjen lartë me 75% të azilkërkuesve në Francë, ministri i Brendshëm Collomb ia ka shprehur Kryeministrit Edi Rama, me të cilin ka zhvilluar një bisedë telefonike.
Po ashtu dhe këtë çështje ai e ka diskutuar kokë më kokë dje me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Shteti francez ka kërkuar që të merren masa për të frenuar kërkesat e shumta të shqiptarëve për të përfituar statusin e refugjatit.
Shtimi i numrit të kërkesave të shqiptarëve për të fituar azil në shtetin francez kanë vënë në alarm Ministrinë e Brendshme të Francës, e cila drejtohet nga Gerard Collomb.
Statusi i Genc Pollos në “Facebook”

Bushati sefte në Paris me qeveritarët e Presidentit Macron. Jo për investimet e tregtinë, as për integrimin në BE e as për ndonjë bashkëpunim tjetër dypalësh. Por për të ndaluar me plan masash kurbetin e shqiptarëve që tashti po kap kulmin e po lë pas Afrikën e Lindjen e Mesme. Si me rilindistët 1 ashtu dhe me ata 2.0. Shqipëria që deshëm? Fracezët thonë se do të vijnë pas tre muajsh në Tiranë për të kontrolluar zbatimin. Përmendet mundësia e rivendosjes së vizave Schengen. Shqipëria që deshëm?

 

Ultimatumi i Francës

Mediat franceze shkruajnë sot se Shqipëria të enjten i paraqiti Francës një plan veprimi që synon realizimin e rezultateve konkrete në luftën kundër imigracionit brenda tre muajsh, tha ministri i brendshëm Gérard Collomb, i cili do të kthehet në Tiranë pas tre muajsh për të parë rezultatet.
“Brenda tre muajve unë do të shkoj në Tiranë për të parë masat që janë zbatuar. Do të jetë thelbësore që të arrihen rezultate konkrete dhe të ketë një rënie të ndjeshme të emigracionit në territorit tonë”, tha Collomb pas një takimi me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në sheshin Beauvau.
“Ne duam të riafirmojmë angazhimin tonë për t’i dhënë fund këtij fenomeni”, tha Bushati në një konferencë shtypi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.