Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rikthehet në Shqipëri nafta me cilësi të keqe e bllokuar në Kosovë

20/07/2017
4.4 MILIONE LITRA NAFTE/ Prangoset zëvendësdrejtorja e doganave Lula Njebza dhe 6 vartës të saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth 156 mijë litra naftë e destinuar për t’u eksportuar në Kosovë, pas disa ditësh qëndrimi në kufi, është rikthyer në Porto Romano të Durrësit, për shkak të mungesës së cilësisë. Tre laboratorë në Kosovë e nxorën karburantin të papërdorshëm. Administrata doganore shqiptare ka konfirmuar për Vizion Plus se janë gjithsej 6 bote me naftë, të cilat pala Kosove pretendon se nuk përmbushin një nga elementet e cilësisë. Sipas këtij institucioni, ky është një konflikt mes shitësit dhe blerësit dhe deri sa të dy palët të zgjidhin pretendimet e tyre, dogana nuk mund të ndërhyjë.
Në fakt, nafta e importuar dhe e depozituar në Porto Romano në Durrës rezultoi brenda standardit, pasi i janë bërë analizat nga Inspektorati Teknik, që certifikon cilësinë. Por tashme pritet te këtë edhe një analizë të dytë për sasinë që do të eksportohej, me qëllim për të marrë një vendim përfundimtar.
Por kthimi i naftës nga Kosova dhe rezultatet e laboratorëve atje, ngrenë pikëpyetje mbi ndryshimin e cilësisë së naftës nga importi në eksport. Tregu shqiptar i hidrokarbureve në vend është shoqëruar gjithmonë me dyshime, të cilat shpesh herë janë mbështetur edhe me deklarata zyrtare të institucioneve, se nafta në vend ka probleme të theksuara me cilësinë.
Ky fakt vjen si pasojë e përzierjes që i bëhet produktit qe vjen nga importi, me naftën që prodhohet ne vend apo me lloje të tjerë holluesish, duke rritur artificialisht sasinë. Konflikti i krijuar me mes dy bizneseve, atij shqiptar dhe atij kosovar, nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi që tregu i hidrokarbureve vijon të ketë probleme të theksuara sa i takon kontrollit, duke dëmtuar rëndë konsumatorët dhe mjetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.