Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Përgjimet e nxjerrin zbuluar, 2 mijë euro për punësimin, pranga edhe mikut të 28-vjeçares

20/07/2017
FOTO/ Përgjimet e nxjerrin zbuluar, 2 mijë euro për punësimin, pranga edhe mikut të 28-vjeçares
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas arrestimit të 28- vjeçares Klodiana Kuqi, pasi kishte mashtruar disa persona duke i marrë deri në 2000 euro me premtimin se do t’i punësonte në administratë, Policia e Elbasanit ka vënë në pranga edhe “bashkëpunëtorin” e saj, shkruan “Panorama”.
Beqir Gjura, 51 vjeç, u arrestua në flagrancë pas një kontrolli në banesën e tij. Ai akuzohet për “Falsifikim të vulave, i stampave ose i formularëve”. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar “Koordinatorja”, dy ditë pas arrestimit të 28-vjeçares, Klodiana Kuqi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gjurës, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumente identifikimi, fotokopje të shtetasve të ndryshëm, certifikata, leje kalimi në gjuhën greke, një leje qarkullimi automjeti, formular i paplotësuar (bosh) që ka vulë të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, automjeti i tij, si edhe dokumente të shtetasve të ndryshëm origjinale dhe fotokopje.
Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se, “Arrestimi i Beqir Gjurës u bë në vijim të operacionit të koduar ‘Koordinatorja’, ku vetëm dy ditë më parë me vendim të Gjykatës së Elbasanit, u mor masa e arrestit me burg për 28- vjeçaren, Kuqi, e cila u akuzua për veprën penale të ‘mashtrimit’”.
Në bazë të hetimeve të Policisë, e cila e kishte në survejim Kuqin thuajse prej një harku kohor prej një viti, kjo e fundit shoqërohej shumë me 51-vjeçarin Beqir Gjura. Në këtë kuadër pas ndalimit të saj, Policia me urdhër të Prokurorisë ushtroi një kontroll të imtësishëm në banesën e Gjurës, ku edhe sekuestroi materialet e sipërpërmendura.
Edhe pse Policia nuk ka pasur denoncime në adresë të tij, dhe se në bazë të hetimeve u konstatua se materialet e gjetura në banesën e tij nuk janë përdorur për t’u falsifikuar nga ndonjë individ, bëri arrestimin në flagrancë.
Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të vendosur nëse ai do të qëndrojë apo jo në qeli. Ka dyshime se Gjura dhe Kuqi bashkëpunonin me njëri-tjetrin për mashtrimin e personave të ndryshëm, të cilëve u merreshin nga 500 deri në 2000 euro, me premtimin se do t’u gjenin vend pune në institucione të ndryshme të Administratës Publike, kryesisht te Tatimet, Posta dhe Sigurimet Shoqërore.
Ndërkohë, pas arrestimit vajza 28-vjeçare nuk ka pranuar të ketë bashkëpunuar me Beqir Gjurën në aktivitetin e saj të jashtëligjshëm, duke mos pranuar edhe akuzat e bëra ndaj saj. Por mësohet se Kuqi ka deklaruar se e ka thjesht mik 51-vjeçarin dhe se asnjëherë nuk ka kryer aktivitet të jashtëligjshëm me të.
Edhe vetë Gjura, nga ana e tij, nuk i ka pranuar akuzat e falsifikimit nga ana e Policisë, por gjithsesi kjo e fundit sekuestroi provat materiale të gjetura në banesën e tij dhe dokumentet në lidhje me të i kanë kaluar Prokurorisë për hetim, për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshimtë të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.