Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Emrat/ Prishtinë, arrestohen 5 terroristë, shijuan “Syfyr” me flamurin e ISIS

20/07/2017
Emrat/ Prishtinë, arrestohen 5 terroristë, shijuan “Syfyr” me flamurin e ISIS
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pesë kosovarë të dënuar për terrorizëm që dëshironin ta shijonin syfyrin nën flamurin e ISISI-it duke pirë Coca- Cola në brigjet e liqenit të Badovcit janë rishpallur fajtorë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Besnik e Enis Latifi, Milazim Haxhija, Gazmend Haliti e Fehmi Musa do të vuajnë mbi 18 vite burgim për ngjarjen e cila shkaktoi ndalimin e ujit dhe shumë panik në kryeqytetin e Kosovës..
Mbrëmjen e 10 korrikut të 2015-ës një rojtar i liqenit të Badovcit kishte vërejtur lëvizje të dyshimta në afërsi të plazheve të ujëmbledhësit. Dy vetura dhe disa persona ishin vërejtur në lëvizje të dyshimta rreth liqenit.
Telefonata tek policia kishte bërë që makinat të ndaloheshin dhe pjesëmarrësit të kontrolloheshin. Rasti që në dukje ishte parë si një dyshim çasti, doli të ishte diçka që Prokurorja speciale kosovare Drita Hajdari do ta quante “Dukuri të importuar nga jashtë”.
Krejt rastësisht roja dhe policia zbuluan planin e përkrahësve të ISIS për të bërë fotografi me flamurin e terrorit në brigjet e liqenit të Prishtinës. Bashkë me flamurin ishin zbuluar uniforma ushtarake, maska dhe një kallashnikov.
Në çantat e grupit policia zbuloi edhe atë që ishte elementi kyç i rastit, një letër në gjuhën arabe ku shënohej zotimi i grupit ndaj liderit të ISIS.
“Betohemi mësuesit, luftëtarit të fesë Ebu Bakër el Hysein al Kruejshi el Bagdadi për dëgjueshmëri dhe për zbatimin e urdhrave në rastet e vështira deri në sakrificë“, shkruhej në letrën e kapur nga policia.
Të dhënat e siguruara nga kjo bastisje bënë që Prokuroria të besojë se grupi kishte qëllim terrorist. Në mbrojtjen e tyre të akuzuarit kishin mohuar qëllimin për të shkaktuar frikë. Njëri nga anëtaret e grupit kishte deklaruar se qëllimi i grupit ishte të hanin “syfyr”:
“Kemi dashur të kalonin një syfyr me hamburger hallall dhe coca- cola” kishte thënë ai.
Plani për syfyrin hallall kishte shkaktuar panik tek qytetarët. Arrestimi i grupit ishte bërë lajm ndërkombëtar, ndërsa autoritetet kryen analiza të detajuara të ujit për të verifikuar nëse uji ishte helmuar.
Edhe pse liqeni u ruajt një kohë nën masa të rrepta të sigurisë dhe u ndërpre përkohësisht furnizimi me ujë, nga kontrollet e policisë rezultoi se frika për helmimin e liqenit ishte e pabazuar, sikurse e pabazuar ishte edhe frika për shkatërrimin e digës së liqenit. Pasi pretendohej se njëri nga të akuzuarit kishte punuar më herët në këtë objekt.

Tags: 5 terroristeKosove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.