Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO SKANDAL/ Vangjush Dako bekon varrosjen nën beton të zbulimeve romake te “Veliera”

16/07/2017
VIDEO SKANDAL/ Vangjush Dako bekon varrosjen nën beton të zbulimeve romake te “Veliera”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është mbuluar me beton një nga strukturat e zbuluara nga sondazhet arkeologjike, pas nisjes së zbatimit të projektit “Veliera”, në qytetin e Durrësit. Shtresat e betonit kanë mbuluar sondazhin numër 3, që sipas Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, struktura është një “pilastër romak” (që shërbente për mbajtjen, përforcimin e murit, ku supozohet prania e një porte).
Nga gërmimi i arkeologëve doli në dritë kjo strukturë, që është vijim i murit rrethues të qytetit, i cili i përket shekullit II, pas lindjes së Krishtit. E megjithatë ky sondazh nuk u krye i plotë sepse nevojitej të gërmohej edhe pjesa e rrugës, që ishte e pamundur si pasojë e kalimit të automjeteve mbi të.
Arkeologët i kanë përfunduar sondazhet prej disa muajsh dhe raporti mbi zbulimet arkeologjike është përfunduar. Por duket se kjo periudhë e gjatë nuk ka qenë e mjaftueshme që KKA-ja të merrte një vendim përfundimtar mbi këtë projekt.

Çfarë thotë firma që po zbaton projektin?
Përfaqësues të saj u shprehën për Amfora.al se disponojnë një vendim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, që thotë se do të lihen disa gropa (dritare me xham) për të parë strukturat e mbuluara. Por këto dy hapësira ngjasojnë tërësisht si “puseta” dhe pozicioni i tyre përveç se është larg strukturës së betonizuar, nuk lejon shikimin brenda saj.
Ndërsa Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë zyrtarisht nuk ka bërë publik asnjë vendim të tij mbi këtë pretendim të firmës private dhe hera e fundit kur KKA-ja ka publikuar një vendim, është muaji Maj. Po ashtu burime të Amfora.al pohuan se nuk ka asnjë vendim që e jep këtë udhëzim.
Por në mbledhjen e fundit KKA-ja ngarkoi Këshillin Kombëtar të Restaurimeve që (pa cënuar vendimin e Gjykatës Administrative Durrës) të shikonte mundësinë e ruajtjes së strukturave të zbuluara. Konkretisht:
Bastioni fortifikues i qytetit, ndërtim i shekullit XVII;
Ngrehina e periudhës osmane e shekullit XIX, e ripërdorur si Konak i Princ Vidit, në vitin 1913;
Pilastri romak në sondazhin nr. 3 (në afërsi të pallatit “Fly”);
Strukturat e zbuluara në sondazhin nr. 4 (pranë Bulevardit “Epidamn”);
Dhe në fund vendimi i marrë duhej të kalonte për vendimmarrje në KKA. E teksa nuk ka një vendim të publikuar së paku në faqen zyrtare të KKA-së, firma private që po zbaton projektin e bashkisë Durrës prej 8 muajsh, ka vijuar betonzimin e strukturave të shekullit II, pas lindjes së Krishtit. Por jo vetëm! Pranë sondazhit nr. 4, ku gjendet edhe një pjesë e murit rrethues të qytetit (mbuluar me çakull) një punëtor i firmës ka “copëtuar” një strukturë muri me tulla dhe llaç (i ngjashëm me murin rrethues), pa praninë e arkeologëve. Por ky betonizim nuk ndodh pa dijeninë e bashkisë Durrës. Mjafton të përmendim faktin se në pallatin që ngrihet aty ngjitur, jeton kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Betonizohen “vendimet e gjykatave”
Gjykatat, prokuroria dhe përmbarimi janë treguar të paaftë për zbatimin e vendimeve të tyre;
Me datë 3 mars, Prokuroria e Durrësit kërkoi vendosjen e sekuestros preventive (të përkohshme) ndaj firmës që po kryente punimet në zonën e sipërme të projektit. Gjykata Administrative Durrës, me datë 16 shkurt, vendosi pezullimin e punimeve në pjesën e sipërme të projektit.
Me datë 24 shkurt, Zyra e Përmbarimit Durrës nxori një urdhër që detyronte bashkinë Durrës, të ndërpriste punimet në “vendin ku janë gjetur zbulimet arkeologjike (sesioni i pallatit)”.
Urdhri ishte afat lënie kohë ndaj baskisë, 5 ditë, e ndërkohë që kaluan 4 ditë nga lëshimi i tij, punimet dhe pompat e betonit nuk ndalën së punuari edhe përgjatë orëve të mbrëmjes.
Por bashkia Durrës e apeloi vendimin e gjykatës dhe me 25 datë prill, Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi vendimin për “Pezullimin e punimeve në zonën arkeologjike A”.

Çfarë thonë institucionet?
Amfora.al kontaktoi disa prej drejtuesve përgjegjës të institucioneve të kulturës, të cilët kërkuan që t’i drejtoheshim në mënyrë zyrtare për rastin, duke nënkuptuar se nuk ka një vendim nga KKA-ja që e legjitimon këtë betonizim të strukturave arkeologjike. Megjithatë për rastin në do t’i drejtohemi zyrtarisht të gjitha institucioneve të kulturës dhe do të raportojmë në vijim.

Sa ligje janë shkelur?
Vendimi i Gjykatës Administrative Durrës, për pezullimin e punimeve në zonën e sipërpërmendur;
VKM-ja e vitit 2011-të, “Për administrimin e zonës arkeologjike A dhe B në qytetin e Durrësit”, që nuk lejon ndërtimet në zonën arkeologjike A;
Ligji “Për trashëgiminë kulturore”, që ndalon vazhdimin e punimeve pas gjetjes së gjurmëve apo objekteve me vlerë arkeologjike dhe etnografike;
Por përveç ligjit, qytetarët durrsakë dhe jo vetëm, protestuan rreth 4 herë, me një kërkesë të vetme, “mbrojtjen e zbulimeve arkeologjike tek sheshi “Veliera”, me një kosto rreth 6 milion dollar. Grupimi qytetar-rinor “Aktiv për Durrësin” ka qenë faktor kyç në zhvillimin e këtyre protestave  dhe ka denoncuar dhe vijon të paraqes shkeljet në këtë projekt të bashkisë Durrës dhe jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.