Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama tha një gënjeshtër me bisht për projektet e Samitit të Triestes

15/07/2017
Kokëdhima: Protesta e opozitës e mbushur me qytetarë, jo vetëm militantë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria dështoi edhe këtë radhë që të përfitonte nga ndihma për zhvillim e BE-së. Kryeministri ynë shkoi atje me atlete të bardha dhe e nxorri Shqipërinë me “këpucë të kuqe”. Fajtori nuk është ai që ka paratë, por ai që shkon për turizëm dhe propagandë nëpër takimet me donatorët dhe për më keq, duke gënjyer hapur shqiptarët. Dje, në konferencën e shtypit, kryeministri tha se Shqipëria zuri vendin e dytë nga projektet që fitoi, duke thënë një gënjeshtër me bisht, një ditë pas dështimit në Samitin e Triestes. E vërteta është se atje u prezantuan vetëm 7 projekte me vlerë 538.5 milionë euro dhe këto fonde i përfituan Bosnja-Hercegovina me katër projekte me vlerë 241.6 milionë euro, Serbia me dy projekte në hekurudhë dhe energji me vlerë 141.9 milionë euro dhe Maqedonia një projekt për korridorin e hekurudhës që lidh Maqedoninë me Bullgarinë dhe Greqinë për 152.3 milionë euro. Të gjitha këto projekte zënë vlerën 538.5 milionë euro dhe punësojnë 2150 vetë në total. Shqipëria nuk prezantoi dhe nuk fitoi asnjë projekt edhe pse në konferencën e tij, kryeministri, si për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, tha se Shqipëria fitoi projekte, duke i cilësuar të tilla 3 milionë euro fonde që BE-ja do t’i shpenzojë për të asistuar teknikisht Shqipërinë që ajo të bëjë projekte për të ardhmen. Këto nuk kanë aspak lidhje me projektet për investime që u miratuan në Samitin e Triestes.

Tags: ARBEN RROHANIRamatrieste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

04/09/2026
Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

04/09/2026
RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

04/09/2026
Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

04/09/2026
RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.