Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & DETAJE/ Kavajë, operacioni “Pilotët”, ja sa drogë dhe çfarë bllokoi sot Policia

14/07/2017
VIDEO & DETAJE/ Kavajë, operacioni “Pilotët”, ja sa drogë dhe çfarë bllokoi sot Policia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë orëve të para të ditës së sotme, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kavajë, është zhvilluar operacioni i koduar “Pilotët”.
Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe konkretisht:

Operacioni
Më datë 14. 07. 2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati Bago , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.
Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.
Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .
Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.
Nga këqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.

Arrestimet
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i J. S., R. H., dhe K. H.
Nga veprimet hetimore të kryera , rezulton se bashkëpunëtor janë edhe B. B., dhe F. S., të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.
Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë konstatuar një gomone me gjatësi 7.7 m me dy motorë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota, cila nga verifikimet i përket H. K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor.
Në lidhje me këtë ngjarje, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë ‘ parashikuar nga nenet 283/a, 22 dhe 25 të Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2000462443573450/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

KORÇË/ Nuk ishte minë por GPS, kush po kontrollon lëvizjet e tij me përgjues në gomë

17/05/2026
DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

17/05/2026
Çfarë po mbron Rama me propogandën për prokurimet publike me të mira se në Evropë

Çfarë po mbron Rama me propogandën për prokurimet publike me të mira se në Evropë

17/05/2026
Puno gjithë ditën për të qënë prapë i fundit. Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

Puno gjithë ditën për të qënë prapë i fundit. Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

17/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

KORÇË/ Nuk ishte minë por GPS, kush po kontrollon lëvizjet e tij me përgjues në gomë

17/05/2026
DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

17/05/2026
Çfarë po mbron Rama me propogandën për prokurimet publike me të mira se në Evropë

Çfarë po mbron Rama me propogandën për prokurimet publike me të mira se në Evropë

17/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.