Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Selami: Nëse shikojmë nga duart e LSI e PS, humbja do thellohet

12/07/2017
Selami: Nëse shikojmë nga duart e LSI e PS, humbja do thellohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eduard Selami ka vijuar turin e takimeve me demokratët në Tepelenë, Gjirokastër dhe Këlcyrë, ndërsa i ka kërkuar Lulzim Bashës, të shprehet qartë kundër një koalicioni të mundshëm me Partinë Socialiste dhe të tërheqë mënjëherë ministrat teknik. Nëse vazhdohet të luhet me dy porta, dhe shikohet nga LSI e PS, thekson Selami, humbja do të thellohet edhe me shumë.
“Unë nuk e kuptoj pse duhet të rrinë ministrat tanë në qeveri?! Duke u distancuar që tani nga marrëveshja sepse marrëveshja ishte një nga shkaqet e humbjes. Zoti Basha, ia kam thënë dhe do ja them prap, tërhiqi ministrat nga qeveria. Prano që ne nuk bëjmë koalicion qeveritar me Partinë Socialiste. Demokratët nuk duan një koalicion me PS. Unë këtë linjë kam, ju mund të më votoni kundër, është e drejta juaj, por unë i kësaj linje jam. Nëse ne duam të vijmë në pushtet duhet ta fillojmë opozitën që tani. Shqiptarët na kanë votuar në opozitë. Nëse ne do të vazhdojmë të luajmë me dy porta, shikojmë nga duart LSI e PS apo ndonjë tjetër, unë mendoj se humbja jonë do vazhdojë të thellohet edhe me shumë”, tha Selami.
Eduard Selami tha se Partia Demokratike e ka shpërdoruar besimin që shqiptarët i dhanë në vitin 1992, duke u dorëzuar para ambicjes për të shndërruar Shqipërinë në histori suksesi.
“Ishte mandat për t’u ndarë nga një epokë brutale. Ne e filluam mirë por e shpërdoruam, e dorëzuam. Nuk e shpërdoroi Gjermania pas luftës së dytë botërore, Konrad Adenauer, përkundrazi vazhdoi disa mandate. 79 vjeç ishte kur e vazhdoi mandatin e parë dhe e bëri Gjermaninë, histori suksesi. Pse? Sepse zgjeroi demokracinë, krijoi institucione, mësoi nga eksperienca amerikane. Së bashku ne vendosim një kontratë të re siç e kemi pas në vitin 1992. Unë di ta rikthej PD-në, të funksionojë si parti bashkëkohore, si simotrat e PPE, me rregulla loje ku karriera dhe meritokracia do zgjidhet nga ju me 1 anëtar 1 vote”, tha Selami.
Ai i qendron idesë se gara është e pabarabartë por është i bindur se është tërësisht e fitueshme.
“Ju na njihni më mirë se çdokush, ndaj kam besim tek ju. Por thënë kjo, ne duhet që procesin ta bejmë sa më transparent dhe sa më të pastër”, tha Selami.
Selami ka besim tek anëtarësia se do të zgjedhë modelin e duhur që e rikthen të djathtën ne rrugën e suksesit dhe ndjek modelet më të mira demokratike.

Tags: deklaratePDselami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.