Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI/Zbardhen tarifat për shkollim në Universitetin e Tiranës

09/07/2017
UNIVERSITETI I TIRANËS/Faza e 3-të e regjistrimeve, qindra kuota bosh në degët e preferuara
Share on FacebookShare on Whatsapp

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar pak ditë më parë tarifat e reja për më shumë se 5631 studentë që hyjnë për herë të parë në auditor. Për të tretin vit radhazi, senati akademik i këtij universiteti ruan të pandryshuar shumën që ata duhet të paguajnë për shkollimin.
Gazeta zbardh tabelën me tarifat për secilën degë të gjashtë fakulteteve të UT-së, si për ata që e kanë program të parë apo program të dytë studimi. Çmimi për secilën degë parashikohet të jetë i njëjtë deri në përfundim të studimeve, me përjashtim të fakultetit të Drejtësisë.
Duke qenë se këtë vit nis si një program i integruar, nuk do të ketë një tarifë të unifikuar, por të ndryshueshme në pesë vitet e studimit. Më konkretisht, ata që do të pranohen te Juridiku do të paguajnë për tri vitet e para tarifën e bachelor-it dhe në dy vitet e tjera shumën e masterit.

Tarifat
Në bazë të tabelës me çmimin që duhet të paguajnë studentët e rinj për t’u shkolluar në një nga profilet në UT, vlerën më të ulët e kanë gjuhët e huaja dhe degët e shkencave të natyrës, me një vlerë prej 25 mijë lekësh. Ndërsa tarifën më të lartë e kanë fakulteti i Shkencave Sociale dhe ai i Drejtësisë, 40 mijë lekë për secilin profil. Fakulteti i Ekonomisë për të gjitha programet e studimit përfshi edhe filialin e Sarandës, tarifën e shkollimit për vitin e ri akademik 2016 – 2017 do ta ketë 35.000 lekë, ndërsa për pesë degët te Histori-Filologjia do të paguhet një çmim prej 30 mijë lekësh.
Ata që dëshirojnë të ndjekin një program të dytë studimi i nënshtrohen një pagese disa fish më të lartë se ajo e studentëve që ulen për herë të parë në auditorë. Paradoksalisht Juridiku, ende i shumëkërkuar, si program i dytë studimi ka tarifën më të ulët, krahasuar me degët e tjera. Vetëm 63 mijë e 341 lekë ose 23 mijë më shumë se ata që studiojnë këtë degë për herë të parë. Po ashtu, profilet e Ekonomikut ofrohen me dyfishin e tarifës fillestare, 80 mijë lekë. Ndërsa, për një diplomë të dytë në një nga profilet që ofron fakulteti i Shkencave të Natyrës duhet të paguash 203,690 lekë.
Të gjitha tarifat janë miratuar me kohë nga senati dhe pritet të vulosen nga Ministria e Arsimit. Sipas ligjit të arsimit të lartë, senatet akademike votojnë tarifat e reja pasi Këshilli i Ministrave të dalë me një vendim, ku të përcaktojë çmimet tavan dhe dysheme për çdo profil.
Duke qenë se s’ka ende një VKM, kjo procedurë duket se është bërë fakt i kryer për shkak se nuk ka pasur lëvizje të tarifave edhe këtë vit. Në të njëjtën linjë do të veprojnë edhe institucionet e tjera të arsimit të lartë. Të paktën kështu kanë deklaruar rektorët e universiteteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.