Kryetarja e re e LSI-së, Monika Kryemadhi ka adresuar një mesazh të fortë sot, ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në një takim me komisionerët e LSI-së, ku ajo u zgjodh deputete, Kryemadhi lëshoi edhe një mesazh për Ramën, kur tha se LSI-ja do jetë opozitë dhe do shkulë pushtetin e tij.
Mesazhi i plotë i Monika Kryemadhit
Kjo foto është shkrepur sot gjate takimit që zhvillova me komisionerët dhe numëruesit e bashkisë së Elbasanit.
Veç falenderimit, iu shpreha njëkohësisht mirënjohjen e thellë për përkushtimin, vendosmërinë dhe qëndresën në 25, 26 dhe 27 qershor, për ditët dhe netët e lodhshme të kaluara në ruajtjen dhe numërimin e votave për LSI.
Ne lindëm si forcë opozitare dhe si e tillë do të rritemi e forcohemi më shumë e me shpejt, për të qenë syri dhe zëri denoncues i çdo tentative për të kriminalizuar dhe zhytur më keq në korrupsion Shqipërinë.
Ndaj, së bashku, do të punojmë çdo ditë për të qenë alternativa e re, forca që do u japë besim pa kushte të gjithë shqiptarëve për të shkulur nga rrënjët sistemin e oligarkëve të pushtetit që drejtohet nga Edi Rama.





