Një ujk, nën lëkurën e një deleje.
Këtë foto simbolikë ka zgjedhur ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, për kryeministrin Edi Rama.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit
Për të gjithë ju që mendoni se duke mbështetur një ide racionale mbështes Ramën, ju them e keni krejt gabim!
Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin dhe mendimin tim për rrezikshmërinë që paraqet politikani Edi Rama në krye të qeverisë.
Tashmë i vetëm në krye të govatës (meqë tepsinë nuk e drejton më) ai duket si kjo foto.





