Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Eduard Selami: Platforma ime na kthen tek vlerat demokratike dhe sjell rrugën e fitores

07/07/2017
FOTO/ Eduard Selami: Platforma ime na kthen tek vlerat demokratike dhe sjell rrugën e fitores
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati Eduard Selami nisi fushatën me takimet në bazë, në Lezhë, Rrëshen, Lac, Fushë Krujë, dhe Krujë, ku theksoi se gara për kryetar të PD, do ti nxjerrë demokratët më të fortë dhe më të bashkuar. “Besoj që së bashku jo vetëm do ta kthejmë PD në parti fituese, do ta kthejmë Shqipërinë edhe një herë në rrugën e suksesit, jo vetëm rajonal por edhe më gjerë.
“Demokratët do të fitojnë dhe do të rikthehen po aq fuqishëm sa edhe në vitin 92. Unë kam besim absolut se demokratët janë forca më progresive e Shqipërisë që gjeneron sukses edhe progres dhe këtë e kanë dëshmuar faktet. Prandaj, kjo më bën mua kaq krenar që jam demokrat dhe unë jam këtu që me energjine tonë, tia dalim dhe në këtë sfidë të ringritjes së PD”, tha Selami.
Zoti Selami tha se PD është forca politike e alternativave dhe e energjisë më të madhe të shqiptarëve, që rrëzoi totalitarizmin e komunizmit, që ngriti forcën e shtetit ligjor dhe siguroi integrimin euroatlantik të Shqipërisë. Duke shtjelluar platformën e tij, kandidati Selami tha se ajo pasqyron gjithë problematikën dhe zgjidhjet për gjendjen kritike të PD pas humbjes në 25 Qershor. Duke u përqendruar te ajo që ai e cilësoi rikthimi te vlerat demokratike si, respektimi i Statutit, dëgjimi i strukturave, këshillimi me bazën dhe konkurenca e drejtë per të promovuar njerëzit më të aftë për karierën në parti, Selami tha se vendosja e sistemit te meritokracisë eshtë e një rëndësie themelore për PD dhe për rolin aktiv të qytetarëve. Ka ardhur koha, tha ai, qe rregullat e lojës të respektohen që Partia Demokratike të përfaqësojë realisht interesat e demokratëve, që janë interesat e gjithë shqiptarëve.

Tags: selami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.