Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Importi i plehrave, Kokëdhima kundër Ramës: Të anulohet projekti

04/07/2017
PD: Rama – Meta mbrojnë Kokëdhimën, internojnë deputetët armiq
Share on FacebookShare on Whatsapp

Koço Kokëdhima ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama , në televizionin francëz, ‘France24” për importin e mbetjeve.
Në një reagim për mediat, kreu i Partisë Zgjidhja e akuzon atë se “Me kokën e tij, pa pyetur njeri, me një përbuzje të pashoq për opinionin publik vendas, ai ia rezervoi një stacioni të huaj televiziv, vendimin më delikat që mund të merret në Shqipëri në lidhje me importin e plehrave”.

DEKLARATA E PLOTË
Pa bërë ende betimin para Kuvendit, pa mbajtur ende fjalimin e politikave publike që do të zhvillojë gjatë mandatit të dytë, dhe pa shpallur ende qeverine e re, kryeministri Rama, ka nxitim në formë makthi, si t’i hapë rrugë importit të plehrave. Me kokën e tij, pa pyetur njeri, me një përbuzje të pashoq për opinionin publik vendas, ai ia rezervoi një stacioni të huaj televiziv, vendimin më delikat që mund të merret në Shqipëri në lidhje me importin e plehrave.
Zgjidhja denoncon orvatjet e kryeministrit për ta justifikuar importin e mbetjeve me legjislacionin europian. Komisioni Europian është shprehur se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e mbetjeve të importuara.
Rama ende nuk ka marrë rezultatin e hetimit mbi mijëra tonelatat e plehrave të rrezikshme që kanë hyrë nga Durrësi për gjoja tranzit në Maqedoni dhe që s’kanë dalë kurrë nga territori shqiptar. Atij s’i interesojnë këto hetime, po ku të groposë helmet e huaja në tokën tonë.
Edi Rama s’paska marrë mësime nga e kaluara e afërt. Ai e kishte edhe shumicën me “1 milion” vota me 2013 dhe vrapoi t’u bënte peshqesh shqiptarëve armët kimike siriane. Pastaj edhe të kërkonte të kalonte në parlament ligjin për importin e mbetjeve me pretekstin se po falimentonte industria ricikluese.
ZGJIDHJA do të luftojë përkrah shqiptarëve me çdo mjet që ky projekt ogurzi të bllokohet dhe anulohet njëherë e përgjithmonë!

Tags: kokedhimambetjetRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.