Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

POST NDARJA/ Reagon nëna e Klaudia Pepës: Albi Nako, të takon ty të pastrosh emrin e Klaudias

02/07/2017
Klaudia Pepa dhe Albi Nako i japin fund martesës, ja arsyeja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pak ditë pasi balerina e njohur Klaudia Pepa dhe Albi Nako konfirmuan ekskluzivisht për revistën Class lajmin se prej një viti jetojnë të ndarë, në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet, aludimet dhe arsyet që e kanë çuar çiftin në këtë vendim. Fansat e ndarë në dy mbajnë qëndrimin e tyre pro njërit apo tjetrit personazh, edhe pse vendimi Albit dhe Klaudia nuk la thuajse asnjë hapësirë për të prodhuar “debat” në rrjetet sociale.
Megjithatë, sa herë në çështje delikate, nënat janë ato që e kanë të pamundur të qëndrojnë indiferente kur bëhet fjalë për imazhin e fëmijëve të tyre e aq më keq, ku komentet bëhen fyese e denigruese të personazhit. Kështu ka ndodhur edhe me nënën e Klaudia Pepës, e cila, pasi ka lexuar thuajse çdo koment apo qëndrim të njerëzve të ndryshëm, ka vendosur të flasë duke sqaruar pozicionin e së bijës, e cila, në asnjë rrethanë nuk ka lënë vend për t’u komentuar për këtë vendim të sajin e për më tepër nuk ka lënë vend për t’u fyer publikisht.
Në një status të gjatë në profilin e saj në “Facebook”, Lume Pepa shkruan ndër të tjera se Klaudia nuk e meriton këtë mosmirënjohje apo cenim të dinjitetit të saj. Po ashtu, ajo thotë se Klaudia nuk meriton asnjë germë negativiteti. Ata që shkruajnë në këtë formë janë të painformuar dhe shkruajnë pa menduar mirë.
“Unë ju kam lexuar secilin. Duke falënderuar për dashamirësit që shprehin keqardhje e në të njëjtën kohë me respekt u drejtohem atyre që japin mendime që s’kanë lidhje fare me problemin e aq më keq për mosmirënjohje nga Klaudia Pepa, duke cenuar moralin apo dinjitetin e Klaudias, kështu që më lind e drejta të ndërhyj pas gjithë këtyre fyerjeve pa kuptim e të pamerituara. Albi & Klaudia punuan me dhe për njëri-tjetrin, fillimisht për interes të ndërsjellë të punës e më pas dashuria që lindi mes tyre i lidhi edhe më shumë… Askush s’po kërkon fajtorin dhe as viktimën. Marrëdhënia e tyre vazhdon në mënyrën e tyre. Klaudia nuk meriton asnjë germë negativiteti nga asnjë nga ju që shkruani çfarë ju vjen në mend pa u menduar mirë dhe pa pasur informacionin e duhur”,  vijon më tej ajo duke e mbyllur statusin me një thirrje për ish-bashkëshortin e së bijës.
“Albi Nako, të takon ty të pastrosh emrin e Klaudias të cilin po e njollosin padrejtësisht!”. Class

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.