Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Ky hotel është në shitje nga banka Veneto për 3 milionë euro

30/06/2017
FOTO/Ky hotel është në shitje nga banka Veneto për 3 milionë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prona të shumta të kompanisë Molino, me seli në Lezhë, që administron dhe hotel dhe restorant Jolly në qendër të qytetit kanë dalë në shitje.

Kompania përmbarimore TDR ka njoftuar se për llogari të Bankës Veneto, ndaj të cilës Molino ka një kredi të pashlyer, ka nxjerrë në shitje përmes ankandit një sërë pronash. Ankandi do të zhvillohet në datën 7 korrik.

Në shitje janë 18 pasuri të paluajtshme, me një vlerë totale që arrin në gati 3 milionë euro. Pronat me vlerë më të madhe janë një njësi me sipërfaqe 803 m2, që është vlerësuar me 392 mijë euro; një njësi me sipërfaqe 788 m2, që ka një vlerë prej 766 mijë euro dhe një tjetër pasuri me sipërfaqe 578 m2, që është vlerësuar me 554 mijë euro, të cilat ndodhen të gjitha në lagjen Besëlidhja në Lezhë. Po në këtë lagje është edhe një tjetër pasuri me vlerë të lartë, me sipërfaqe 238 m2, prej 362 mijë euro.

Pasuritë e tjera janë kryesisht apartamente dhe variojnë mesatarisht 36 mijë euro, por ka edhe apartamente me vlerë 100 mijë euro.

Kompania Molino është krijuar në vitin 2008 dhe nga viti 2012 është në pronësi të Gjovalin Tusha, i cili për një periudhë kohore (2014) ka qenë edhe drejtor i Portit të Shëngjinit. Në vitin 2015, Molino ka përthithur edhe “Restorant Jolly” dhe “Hotel Jolly”.

Sipas bilancit të vitit 2015, Molino kishte të ardhura minimale prej 7.2 milionë lekësh (52 mijë euro), nga 22.4 milionë lekë vitin e mëparshëm.

Ajo raporton në bilanc një kredi prej rreth 1.3 milionë eurosh.

Kompania ka një situatë të përkeqësuar financiare, teksa kapitali është 42 milionë lekë dhe detyrimet arrijnë në total 203 milionë lekë, me një paaftësi të dukshme paguese.monitor.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.