Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Atentati në Tiranë, ja ku fshihej biznesmeni i plagosur

28/06/2017
EMRI & FOTO/ Tiranë, vitet me armë zjarri biznesmeni i njohur pranë stadiumit “Selman Stëmrasi”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të tjera detaje dalin në dritë pas atentatit që u bë sot në mes të ditës biznesmenit Tefik Hyka në kryeqytet, i cili mbeti i plagosur rëndë me një plumb në kokë dhe një plumb në gjoks. Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’ tha se dy autorët kishin menduar gjithçka para se të kryenin sulmin, ndërsa kishin si qëllim ta vrisnin biznesmenin, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Franca, ku jetonte prej kohësh me familjen. Sipas gazetares Lala, duke u mbështetur tek pohimet e dëshmitarëve okularë dhe telefonatave në sallën operative, policia gaboi duke raportuar se biznesmeni kishte ndërruar jetë në momentin e sulmit, ndërkohë që ai ndodhej në gjendje të rëndë, shkruan ‘BalkanËeb’.
klod lala
“Në momentin e parë kur mediat u njoftuan, rasti u njoftua si vrasje. Njoftimi i parë erdhi nga dëshmitarë okularë. Por edhe nga raportimi në sallën operative. Ai i mbijetojë atentatit. Ishte një ngjarje e rëndë, ishte një atentat i mirëorganizuar. Ai u qëllua në një lokal, nën shoqërinë e një femre. Dëshmitarët okularë flasin për dy persona që kanë qenë me skafandra, që e kanë qëlluar në kokë dhe gjoks dhe janë larguar. Tefiku është personazh i njohur, biznesmen i kalibrit të lartë. Para 20 e ca vitesh është përfolur për vrasjen e një personi, i njohur si kreu i ‘Bandës së Shijakut’ ku Tefik Hyka është dyshuar që ka pasur lidhje. Por ngjarja nuk u zbulua. Pas këtyre pati disa ngjarje të tjera, nga atentatet me tritol, apo dhe kërcënimet. Ndaj, Tefik Hyka jeton në dijeninë time në Francë me familjen. Ai është kthyer pak kohë më parë për çështje personale. Autorët kanë zhfrytëzuar periudhën e ‘lodhjes’ së punonjësve të policisë, pas procesit të zgjedhjeve në vend. Atij i është vrarë një bashkëpunëtor i tij para disa kohësh”, – tha Lala.
“Drejtori i Policisë më ka pohuar se janë shoqëruar disa persona dhe mes tyre është edhe autori i dyshuar i krimit. Por policia është e rezervuar për këtë fakt. Ata kanë lëvizur me një motor dhe skafandër. Personi i krimit ka zbritur pak më larg zonës ku ndodhi ngjarja, atje dhe ku e kanë kapur. Por është ende herët për të dhënë detaje, pasi mund të bëhen edhe gabime”, pohoi ajo.
Po ashtu, Lala theksoi se lokali ku ndodhi ngjarja, shumë pranë stadiumit ‘Selman Stermasi’ nuk ishte i pajisur me kamera sigurie, por ka pasur një biznes tjetër përballë si dhe një bankë që gjenden aty pranë të cilat mendohet ta kenë filmuar atentatin.

Tags: atentatdetajetiranetofik hyka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.