Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Urdhëri për hetimin e Xhelal Mziut: Edi Rama parandien humbjen e thellë në Kamëz

20/06/2017
Xhelal Mziu: Pretenca ishte e Taulant Ballës, vedimi i gjykatës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryebashkiaku i Kamzës ka reaguar pas urdhërit për hetimin e tij kundrejt një deklarate të keqkuptuar që bëri në Valias.
Sipas tij frika e Kryeministrit Edi Rama për humbjen e thellë në Kamëz dëshiron ta nxjerrë atë jashtë loje.
“Frika nga humbja e radhës, më dërrmuese se e paraardhësja në Kamëz, ka bërë që Policia e Shtetit të kallëzojë kryetarin e Bashkisë së Kamzës më urdhër të Kryeministrit. Kallëzimi vjen për një deklaratë rreth ndërtimeve pa leje që po lulëzojnë nën mburojën qeveritare, deklaratë të cilën Xhelal Mziu e sqaroi publikisht për opinionin publik, duke kërkuar ndjesë për keqkuptimin dhe duke pohuar se fjala e tij ishte keqpërdorur dhe ishte interpretuar politikisht sipas oreksit elektoral të qeverisë. I kujtojmë Edi Ramës që e parandien humbjen dhe përmes këtij urdhri politik kërkon të bëjë presion se, sikurse më tani, ndëshkimi edhe më i ashpër e pret më 25 qershor përmes votës. Kamza dhe Paskuqani do të votojnë në plebishit kundër Edi Ramës për persekutimin politik dhe krahinor që ky Kryeministër e ka shfaqur dhe u ka bërë banorëve të kësaj zone. Do të votojë kundër Edi Ramës, për papunësinë, varfërinë e ulur këmbëkryq në mjaft familje, për qindra e qindra familjarë të burgosur padrejtësisht për energjinë elektrike, mijëra të tjerë për faturat e fryra padrejtësisht si dhe për rritjen e çmimit të energjisë. Do të votohet kundër Ramës edhe për faktin se mjaft familje janë burgosur padrejtësisht për vënien e një tulle apo një tjegulle! Vota kundër kësaj qeverie do të jetë edhe për faktin se në 4 vite, zero fonde ka akorduar për Bashkinë Kamëz, fonde që do të shkonin për projekte që do të ndikonin në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të majtë dhe të djathtë. Në sirtarët e qeverisë flenë mbi 135 projekte të Bashkisë Kamëz në fusha të ndryshme, si: rrugë, ujësjellës, shkolla, çerdhe, kopshte, treg, rivitalizimin urban etj., por që Rama as ka denjuar të kthejë përgjigje dhe jo të akordojë fonde. Kallëzimi ndaj Xhelal Mziut nuk ka se si të mos jetë një hakmarrje, ku Kamza nën drejtimin tij ka ndryshuar rrënjësisht me qindra kilometra rrugë të shtruara, rrjet kanalizimesh, ujësjellës, 18 objekte arsimore dhe të ndërtuara dhe të tjera të rikonstruktuara, pallat kulture, objekte sportive etj. Garantojmë Ramën se më 25 qershor e pret një humbje e thellë.”- u shpreh Mziu.

Tags: hetimmziuRama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.