Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Kavaja do të jetë sërish në pararojën e ndryshimeve për Republikën e re

20/06/2017
Basha: Kavaja do të jetë sërish në pararojën e ndryshimeve për Republikën e re
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar votë ndëshkuese ndaj republikës së vjetër dhe banditëve që e vunë Kavajën përfund. Nga takimi përmbyllës në Kavajë, Basha ka theksuar se shqiptarët do të refuzojnë me votë krimin në pushtet.
“Njeriun që është përgjegjës për këtë gjendje të mjerueshme të Kavajës dhe gjithë vendit, rrëzoni Ramën dhe Rilindjen e dështuar, korruptuar dhe inkriminuar”, tha Basha, duke theksuar se Kavaja i ka prirë gjithnjë ndryshimit me heronjtë dhe martirët e saj.
Sipas tij, heronjtë e ri të Kavajës kanë vendosur ti prijnë fitores kombëtare. Ai theksoi se plani ekonomik i PD eshte i vetmi qe ka prioritet prioritetet e shqiptareve.
“Ai e di fare mire se keto zgjedhje shqiptaret do te marrin vete vendimin per veten e tyre, ai e di fare mire se ky bashkim eshte i pathyeshem, ndaj po ben cdo perpjekje te ngjitet si vagoni i fundit trenit te fitores se Republikes se re, por nuk ka e nuk mund te kete vend ne kete tren per krimin, korrupsionin dhe haracin ndaj shqiptareve”, tha Basha.

 
Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës

Me votën tuaj në 25 qershor – u tha Basha kavajasve, –  ju do të shembni tullën e fundit të republikës së vjetër, të republikës që shpenzoi miliona euro për pazaret, pasuritë, pazaret e Edi Ramës, Elvis Rroshit që e vunë Kavajën përfund. Por ora e shpagimit po afron. Dallga e fitores po afron nga jugu dhe veriu. Nga lindja dhe perëndimi shqiptarët janë bashkuar që të refuzojnë metodat e vjetra, krimin në pushtet, oligarkët që i morën frymën vendit, të ndëshkojnë dhe rrëzojnë me votë Edi Ramën dhe Rilindjen e korruptuar dhe të dështuar.
Sa herë Kavaja është zgjuar dhe bashkuar ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në këtë vend. Kështu ndodhi në verën e nxehtë të 1990 kur Kavaja i priu ndryshimit të madh të lirisë dhe demokracisë me heronjtë e saj dhe kështu do të ndodhë edhe këtë verë për të flakur tej zgjedhën e krimit dhe bashkimin rreth një plani ekonomik dhe një republike të re që ka sot mbështetje kombëtare dhe ndërkombëtare.
Vëllezër e motra!
Kudo ku kam qënë në këto ditë intensive të fushatës, njesoj si në Kavajë, njerëzit mezi po presin të gjykojnë dhe largojnë me votë qeverinë e premtimeve të pambajtura. Edhe të majtëve u ka ardhur në majë të hundër ky kryeministër i premtimeve të pambajtura.
Edi Rama dështoi sepse nuk kishte plan për qytetarët e Kavajës dhe të të gjithë Shqipërisë, për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve, shtresave në nevojë, fshatit… Ndaj këtë diel, vendimi i madh që do të merret nëse do të jetë nëse do të vazhdojmë me katër vjet të tjera me fasada, palma, krim dhe arrogancë, apo do të ulim taksat, do të çlirojmë qindra të rinj kavajas me stazhe pune, me institucione që i shërbejnë qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.