Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LGBTI thotë se janë 110 mijë, sa gjithë partitë e vogla bashkë

13/06/2017
LGBT të mërzitur me ligjin e dekriminalizimit. Ja përse…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pro LGBT dhe Aleanca LGBT, dy organizatat kryesore në mbrojtje të komunitetit LGBTI, kanë ndërmarrë nismën “Mendo Politikisht” e cila synon të inkurajojë komunitetin LGBTI të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2017.

Sipas studimeve botërore 2 – 12% e popullsisë së një vendi i përket komunitetit LGBTI. Të dhënat zyrtare të KQZ tregojnë se në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri numri i votuesve të regjistruar ishte 3.271.885 nga të cilët rreth 110.000 janë pjesëtarë të komunitetit LGBTI.

Gjatë monitorimit të medias në kuadër të kësaj nisme, janë identifikuar disa prej politikanëve që kanë mbajtur publikisht qëndrime homofobike ndaj komunitetit LGBTI.  Publikimi i këtyre deklaratave bëhet me qëllim që t’ju kujtojë politikanëve se nuk janë zgjedhur për të shpërndarë urrejtje e për të diskriminuar por për të përfaqësuar denjësisht votuesit e tyre, pjesë e të cilëve janë edhe personat LGBTI.

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ish-ministër i shëndetësisë, e konsideron ende homoseksualitetin si një sëmundje dhe deviancë, duke thënë se Parlamenti shqiptar “Nuk është imun nga të tilla devianca”.

Nuk kanë munguar as fyerjet nga personazhe të politikës shqiptare si “Kaubojsi” Eduart Ndocaj, deputet dhe kryetar i PBDKSH.  Gjatë një intervistë në emisionin “Të paekspozuarit”, ai shpreh me krenari qëndrimin e tij si demokristian kundër komunitetit LGBTI duke vazhduar më tej me një fyerje të qartë, ku krahason LGBTI me një targë makine.

Mesila Doda, deputete e PDIU, është shprehur gjatë një debati në emisionin “Opinion” të datës 18 maj 2017, se një ndër kauzat kryesore që partia e saj ka mbajtur në këtë 4 vjeçar ishte mos lejimi i martesave brenda të njëjtës gjini.

Tritan Shehu, Drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, mendon se hapja e rrugës për bashkëjetesat mes personave të së njëjtës gjini do të shkatërrojë të ardhmen e fëmijëve, familjen dhe traditën e saj dhe të njerëzimit.

 

 

 

Tags: lgbti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

12/09/2026
Eksploziv shtyllës elektrike në Kukës, arrestohet 20 vjeçari

Humb jetën elektricisti, i treti në pak ditë. Qindra milionë euro u vodhën përmes tenderave të OSSHEE dhe KESH

12/09/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama publikon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, SPAK i shkon paga në 9 milionë lekë

11/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

12/09/2026
Eksploziv shtyllës elektrike në Kukës, arrestohet 20 vjeçari

Humb jetën elektricisti, i treti në pak ditë. Qindra milionë euro u vodhën përmes tenderave të OSSHEE dhe KESH

12/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.