Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TABELA/ FMN zbardh një gënjeshtër të madhe të qeverisë

11/05/2017
TABELA/ FMN zbardh një gënjeshtër të madhe të qeverisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport për zhvillimet rajonale, publikoi të dhënat për ecurinë e stokut të borxhit publik të Shqipërisë, të cilat nuk korrespondojnë me të dhënat zyrtare të qeverisë shqiptare.
FMN raportoi se borxhi publik i vendit tonë arriti në 72.7% të PBB-së në fund të vitit 2016, teksa për të njëjtën periudhë, qeveria shqiptare ka raportuar se stoku i detyrimeve është 71.01% e PBB-së. Diferenca në 1.6 pikë përqindje në raport me PBB në vlera neto i takon një shume prej më shumë se 160 milionë eurosh.
Burimet nga financat sqarojnë se institucionet financiare ndërkombëtare kanë përfshirë në stokun e detyrimeve të pushtetit lokal (rreth 9.6 miliardë lekë) shumë kjo që u zbulua gjatë një procesi auditi në njësitë e reja të pushtetit vendor.
Duket se qeveria shqiptare e ka raportuar treguesin e borxhit të vitit 2016 pa përfshirë këto detyrime, të cilat sipas planit të qeveris do të shlyhen nga buxhetet e bashkive gjatë dy viteve në vazhdim.
Borxhi publik prej katër vitesh ka kaluar kufirin që sugjerohet për vendet në zhvillim (60% e PBB), teksa detyrimet e krijuara rishtazi rrezikojnë që shifra, në vend që të ulet, të fryhet edhe më tej në vitet në vijim.
Në fund të vitit 2016, entet publike numërojnë 230 milionë euro detyrime, sipas statistikave zyrtare, nga të cilat 58 milionë euro nga vendimet e gjykatave të brendshme, 58 milionë euro të tjera fatura të papaguara ndaj OSHEE-së, 20 milionë euro fatura të papaguara ndaj punimeve në rrugë, 65 milionë euro borxhe të bashkive, etj., dhe 24 milionë euro TVSH e pa rimbursuar ndaj bizneseve.
Qeveria shqiptare e ka krijuar borxhin i ri, i cili nuk është kontabilizuar në treguesin zyrtar të borxhit, edhe pse ishte nën një monitorim të rreptë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Marrëveshja e fundit e FMN-së me qeverinë shqiptare që përfundoi në fund të shkurtit të këtij viti, pati në fokus shlyerjen e të gjitha faturave të ish-qeverisë “Berisha”. Në shërbim të këtij qëllimi, FMN shoqëroi marrëveshjen me një mbështetje buxhetore prej 300 milionë eurosh. Mirëpo edhe pse qeveria shqiptare është angazhuar fort të mos mbartë fatura, nuk ka mundur të parandalojë krijimin e tyre. Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.