Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta në Kavajë, aleati i Bashës zbulon skenarin dhe paralajmëron Ramën

04/05/2017
Protesta në Kavajë, aleati i Bashës zbulon skenarin dhe paralajmëron Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PDK-së, Nard Ndoka i ftuar në studion e lajmeve në Neës 24 foli për protestën e opozitës në 7 maj në Kavajë, duke e cilësuar atë një “pritë” të nevojshme që i bëhet procesit.
“Përballja me opozitën është e pashmangshme, ka ardhur ora të ketë një pritë. Në Kavajë parashikoj një proces jo normal, pasi jemi në një situatë jo normale, në një krizë të thellë politike”, tha Ndoka.
Kreu i PDK-së, paralajmëroi kryeministrin se duhet të tërheqë kandidatin e tij në zgjedhjet e Kavajës, Klodjan Shehin dhe të lërë axhendën e përplasjeve dhe muskujve, pasi siç tha, kjo është një aventurë e tij.
“Rama të këtë kurajo, po luan rolin e shahistit, po vë bast për fatin e Shqipërisë dhe të opozitës, është i rrezikshëm. Axhenda e tij janë përplasjet dhe muskujt. Ndaj edhe në Kavajë besoj se zoti Rama duhet ta kursente këtë aventurë, ta tërhiqte kandidatin”, sqaroi Ndoka.
E ndërsa pret që kryeministri të reflektojë, Ndoka tha se në Kavajë ka për të dështuar.
“Do ikë me bisht ndër shalë”.
Aleati i kreut të Partisë Demokratike, Nard Ndoka ka komentuar aktualitetin politik dhe takimin e dytë që pritet të zhvillohet sot në orën 19:00 mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha në Presidencë.
Nard Ndoka tha se nuk beson të ketë një marrëveshje mes palëve në takimin e sotëm për zgjidhjen e ngërçit politik. Ai tha se Rama nuk dha shpresë për marrëveshje, ndërsa diskutimet duhet të bëhen nga negociatorët.
“Nuk besoj të ketë marrëveshje në takimin që pritet të zhvillohet sot mes Ramës dhe Bashës në Presidencë, pasi Rama nuk dha shpresë për marrëveshje. Diskutimet duhet të bëhen nga negociatorët dhe liderët duhet të firmosin. Ka shume gjasa të ketë një dështim të paralajmëruar”, tha Nard Ndoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Klodian Braho: E dinim për Ermal Beqirin. Balluku nën hetim intensiv por pa vendim për Parlamentin

30/07/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Dosja Balluku, kontrolle në prona, kompani e banesa në Tiranë dhe Durrës

30/07/2026
EMRAT/ Kryeprokurori Llalla komandon katër drejtues të rinj në prokuroritë e rretheve

Dy emra në garën për Prokuror të Përgjithshëm

30/07/2026
Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Klodian Braho: E dinim për Ermal Beqirin. Balluku nën hetim intensiv por pa vendim për Parlamentin

30/07/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Dosja Balluku, kontrolle në prona, kompani e banesa në Tiranë dhe Durrës

30/07/2026
EMRAT/ Kryeprokurori Llalla komandon katër drejtues të rinj në prokuroritë e rretheve

Dy emra në garën për Prokuror të Përgjithshëm

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.