Gjykata Penale e Amiens në Francë ka konfirmuar masën e arrestit ndaj Ermal Beqirit, duke vendosur lënien e tij në paraburgim deri në zhvillimin e seancës për ekstradimin.
Sipas informacionit të disponueshëm, autoritetet shqiptare duhet të dorëzojnë dosjen e ekstradimit pranë autoriteteve franceze, përmes Ministrisë së Drejtësisë, në përputhje me procedurat ligjore ndërkombëtare.
Seanca e ardhshme do të shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Beqirit, ndërsa deri në përfundimin e këtij procesi ai do të qëndrojë në paraburgim, sipas vendimit të gjykatës franceze.a.b





