Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Klodian Braho: E dinim për Ermal Beqirin. Balluku nën hetim intensiv por pa vendim për Parlamentin

30/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se hetimet për dosjen e lidhur me zëvendëskryeministren Belinda Balluku vijojnë me intensitet, duke e cilësuar atë si një nga çështjet më të rëndësishme që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

I pyetur nga gazetarët për kontrollet e kryera së fundmi në kuadër të kësaj dosjeje, Braho refuzoi të japë detaje, duke theksuar se hetimet janë ende në zhvillim.

“Është çështje në hetim dhe unë nuk ndaj informacion. Është një nga çështjet më të rëndësishme për shkak të cilësisë së subjektit, por edhe volumit të veprimeve hetimore. Kur të përfundojnë hetimet edhe ne do të jemi të plotë në atë që ka ndodhur dhe nuk ka ndodhur. Kaq mund të ndajmë për momentin,” u shpreh ai.

I pyetur nëse SPAK do të paraqesë një kërkesë të re në Kuvend lidhur me këtë çështje, Braho tha se një vendimmarrje e tillë do të varet nga zhvillimi i hetimeve.

“SPAK shkoi me kërkesë. Kuvendi mori një vendim. Vendimi nuk ishte ai që kërkuam, por vendimi është detyrues. Hetimet për rastin kanë vijuar, madje kanë ecur më tej. Unë nuk mund të them nëse do të ketë një kërkesë tjetër. Vendimi është i kushtëzuar edhe nga rrethanat e reja, por edhe argumentet në vendimin e Kuvendit,” deklaroi kreu i SPAK.

Braho foli edhe për arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, duke bërë të ditur se operacioni ishte rezultat i bashkëpunimit disa javor me autoritetet franceze.

“Prokuroria, në çdo rast, merr vendimin e gjykatës dhe ia dërgon organit që ka për detyrë ekzekutimin. Nuk ka qenë veprim i rastësishëm. Grupi hetimor prej disa javësh ka qenë në kontakt me autoritetet franceze. Ka pasur informacion. Ai ka qenë i lokalizuar prej disa javësh. Nuk ka qenë qëllimi vetëm tek arrestimi, por edhe tek veprime të tjera hetimore. Në ditët në vijim do të keni informacion zyrtar. Kaq mund të ndaj sot,” tha ai.

Sa i përket pasurive të Beqirit, kreu i SPAK konfirmoi se institucioni ka kërkuar sekuestrimin e tyre.

“Do të keni një njoftim. Ne kemi kërkuar të sekuestrohen jo vetëm avionët, por edhe pasuri të tjera,” u shpreh Braho.

Në konferencën me gazetarët, kreu i SPAK komentoi edhe çështje të tjera. Për dosjen “21 janari” dhe hetimin për ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, ai u kufizua duke deklaruar se “janë çështje në hetim” dhe se nuk mund të japë më shumë detaje.

Lidhur me kallëzimin ndaj deputetit Agron Shehaj, Braho tha se “ka një kallëzim nga Kuvendi. Çështja është në verifikim.” Ndërsa për materialet e referuara nga “Albanian Files”, ai bëri të ditur se “kanë mbërritur dy materiale në prokurori. Jemi në fazë verifikimi. Nuk mund të jap më tepër detaje.”

I pyetur për pritshmëritë e qytetarëve ndaj SPAK-ut në një kohë protestash, Braho u shpreh se institucioni vepron vetëm mbi bazën e ligjit dhe provave.

“Unë i kuptoj pritshmëritë e publikut, por SPAK e kufizon punën e tij nga çfarë kërkon ligji dhe çfarë ka në dosje,” përfundoi ai.a.b

Po ndodh

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

30/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Klodian Braho: E dinim për Ermal Beqirin. Balluku nën hetim intensiv por pa vendim për Parlamentin

30/07/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Dosja Balluku, kontrolle në prona, kompani e banesa në Tiranë dhe Durrës

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

30/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Klodian Braho: E dinim për Ermal Beqirin. Balluku nën hetim intensiv por pa vendim për Parlamentin

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.