Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shuhet Qazim Shemaj, liriku i vargjeve shqip

28/04/2017
Shuhet Qazim Shemaj, liriku i vargjeve shqip
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qazim Shemaj, i njohur për vargjet e tij lirike, por dhe për lidhjen e ngushtë me letërsinë ruse, prej së cilës ka sjellë në shqip vargje të poetëve të mrekullueshëm të kësaj kulture, është ndarë nga jeta në moshën 67-të vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Ikja e tij është një humbje për letrat shqipe, të cilat humbën një prej dashnorëve të fundit jo vetëm të përkthimit por edhe poezisë.
Shemaj i përket asaj plejade shkrimtarësh që karrierën e tyre e ngritën para viteve 90-të, duke u përballur përmes krijimtarisë me soc-realizmin. Emri i tij figuron në një pjesë të rëndësishme të prodhimit letrar pas viteve 80-të, duke qenë një zë i njohur jo vetëm i poezisë por edhe I kritikës letrare. Ai lindi më 5 mars 1950 në fshatin Qesarak të Tepelenës. Shemaj u diplomua në Universitetin e Gjirokastrës në degën e Gjuhë Letërsisë. Ai gjithashtu mori më pas një diplomë pasuniversitare në degën e Kritikës letrare në këtë Universitet. Ai punoi si mësues fillimisht në shkollë e më pas si zëvendës lektor në Universitetin “Eqrem Cabej”.
Që nga viti 1986 ai ka qënë redaktor I Revistës Hosteni dhe I gazetës Drita. Shemaj është themelues dhe redaktor i revistës letrare Mjelma dhe Kacamici, të dyja revista për fëmijë. Ai ka krijuar dhe një revistë letrare AG si dhe është autor I disa librave. Ai është autor i disa përmbledhjeve me lirika. Për krijimtarinë e tij janë shprehur autorë si Dritëro Agolli, Sadik Bejko, Perikli Jorgoni, Bedri Dedja, Nasho Jorgaqi, etj.
Dy vjet më parë më 17 nëntor 2015, me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, Rusia do ta nderonte me Medaljen e Artë që mban emrin e Pushkinit me motivacionin “Për besnikëri ndaj fjalës dhe punës” për meritat e tij në popullarizimin e literaturës ruse në Shqipëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kërkesa e Ramës për Gjykatën Kushtetuese, si po zgjatet agonia

Rama prezanton platformën e re “E-Albania 2.0”

18/05/2026
Berisha paraqitet në SPAK, një akuzë të re për Dumanin, detaje të reja për vilën

Berisha paraqitet në SPAK, një akuzë të re për Dumanin, detaje të reja për vilën

18/05/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

EMRAT/ Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë, në kërkim 2 vëllezër

18/05/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

18/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kërkesa e Ramës për Gjykatën Kushtetuese, si po zgjatet agonia

Rama prezanton platformën e re “E-Albania 2.0”

18/05/2026
Berisha paraqitet në SPAK, një akuzë të re për Dumanin, detaje të reja për vilën

Berisha paraqitet në SPAK, një akuzë të re për Dumanin, detaje të reja për vilën

18/05/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

EMRAT/ Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë, në kërkim 2 vëllezër

18/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.