Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPLIKAT/ Zgjedhja e Presidentit, Meta ironizon Ruçin në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

27/04/2017
REPLIKAT/ Zgjedhja e Presidentit, Meta ironizon Ruçin në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen të tjera detaje nga negociatat në prapaskenë që po zhvillohen, tanimë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Tensioni mes PS-LSI, i reflektuar gjatë seancës nga gjuha e ashpër dhe paralajmërimet e kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi në adresë të Ilir Metës, kanë karakterizuar edhe mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, raporton “BalkanWeb”.
Burime brenda saj pohojnë se Ruçi ka kërkuar gjatë mbledhjes që “nesër duhet të konsumojmë të dy raundet për zgjedhjen e presidenti të ri”, mësohet të jetë shprehur ai.
Në këtë moment ka ndërhyrë me ironi Meta, duke i kujtuar Ruçit rregulloren dhe faktin se “Konferenca e Kryetarëve nuk mund të vendosë kur mund të zhvillohet raundi i 5-të, nëse nuk ezaurohet i 4-ti. Nuk mund të caktohen dy raunde sepse nuk e dimë nëse do të digjet i katërti ose jo”, mësohet të jetë shprehur Meta.
Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, Vasilika Hysi është shprehur se “pavarësisht faktit që mazhoranca nuk ka një kandidat dua t’ju ve në dijeni paraprakisht se presidenti i ri duhet të përmbushë dy kritere”.
Sipas saj kandidati që do të garojë për të zëvendësuar Bujar Nishanin, “nuk duhet të ketë qenë në Sigurimin e Shtetit gjatë kohës së diktaturës dhe se i duhet të plotësojë formularin e dekriminalizimit”. Procedurë që sipas saj nuk duhet të lihet për në minutat e fundit.
Në përfundim të mbledhjes, Konferenca e Kryetarëve vendosi që nesër të ketë dy seanca, një në orën 16:30 për një projektligj dhe një në orën 17.00 për raundin e 4-ët të Presidentit. Nëse digjet raundi i katërt, burime nga PS pohojnë se Gramoz Ruçi në emër të grupit kërkojë që raundi i pestë të bëhet po nesër. Por është e paqartë se çfarë qëndrimi do të mbajë Meta në këtë rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.