Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO +18/ Dalin pamjet e rënda të ekzekutimit në Bllok të ish-policit Ajet Zeqaj

21/04/2017
VIDEO +18/ Dalin pamjet e rënda të ekzekutimit në Bllok të ish-policit Ajet Zeqaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për herë të parë, publikohen pamjet e momentit të ekzekutimit të ish-efektivit të Policisë Ajet Zeqaj në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, një ngjarje tepër e rëndë por që ende nuk është zbardhur, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit.
Lapsi.al vendosi të publikojë këto pamje, (të fiksuara një kamera e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, ku duket qartë momenti kur atentatori me pistoletë në dorë i afrohet viktimës dhe shkrep armën në drejtim të tij), pamje të cilat i kanë edhe policia e prokuroria, për të treguar se si një krim kaq i tmerrshëm ndodh në mes të qytetit dhe ende nuk ka një autor.
Siç duket edhe në pamje, të cilat i disponon policia e shtetit, autori është i veshur me xhinse, një xhaketë të zezë dhe mban një kapele të bardhë me strehë. Fytyra e tij është fiksuar në profil, por për policinë dhe prokurorinë nuk është e mjafueshme për të identifikuar se kush është autori, që dyshohet se mund të jetë një vrasës me pagesë.
Kamera e sigurisë, ka fiksuar edhe momentin kur atenatorit i blllokohet pistoleta dhe me të goditur, e zhbllokon atë për të vazhduar me qitjet në drejtim të trupit të Ajet Zeqajt, që gjeti vdekjen e menjëhershme. Në pamje, duket që atentatori edhe pasi rrëzohet viktima, vazhdon ta qëllojë nga afër për t’u siguruar që i mori jetën.
Por pavarësisht se kjo video është administruar si provë që nga dita e vrasjes, mbrëmjen e 16 marsit 2016, policia dhe prokuroria ende nuk kanë gjetur autorin e ekzekutimit. Vetëm pak metra nga trupi i vrarë, policia ka gjetur pistoletën me silenciator, të cilën autori gjatë ikjes e kishte hedhur poshtë një makine. Por pavarësisht gjetjes së saj nuk janë fiksuar gjurmë të gishtave.
Ish efektivi Zeqajt kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca, ku ka qëndruar disa muaj pas largimit nga policia e shtetit. Ai kishte lindur në Qesarat të Tepelenës dhe dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Elton Çiço, i vrarë edhe ky 2 muaj më pas, më 1 maj, në një lokal në Tiranë.
Ajet Zeqaj, që nga vitit 1996 deri në vitin 1999 ka qenë pjesë e Forcave Speciale në Ministrin e Mbrojtjes. Në vitin 1999 deri në vitin 2001 ka punuar si agjent i antikrimit dhe në vitin 2001 deri 2002 ka punuar pranë policisë rrugore, nga ku është larguar dhe nuk është kthyer më në polici. lapsi.al  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.