Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PASURITË/ Kreu i Gjykatës Kushtetuese me borxhe, kreu i Gjykatës së Lartë “nuk e di” nga i vijnë paratë

21/04/2017
PASURITË/ Kreu i Gjykatës Kushtetuese me borxhe, kreu i Gjykatës së Lartë “nuk e di” nga i vijnë paratë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, vijon të deklarojnë të ardhura modeste, krahasuar me pasurinë përrallore dhe të pajustifikuar të disa anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjykatës së Lartë, gjyqtarëve të Apelit dhe disa prokurorëve .Referuar deklaratës së pasurisë për vitin 2016, dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kreu i Kushtetueses thotë se ka katër vjet që shlyen një kredi prej 16 800 000 lekësh për blerjen e një apartamenti dhe garazhi në Tiranë.
Dedja e ka marrë kredinë me 20 vjet afat shlyerje. Për marrjen e kredisë është bërë dorëzanëse bashkëshortja e tij Sonila Cami.
Po për gjatë vitit që lamë pas, Dedja ka deklaruar 2 215 140 lekë të ardhura nga paga si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, 60 901 lekë gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës dhe 39 320 lekë të ardhura nga pagesa si pedagog në Shkollën e Magjistraturës, shkruan Shqiptarja.com.
Ndërsa, bashkëshortja e tij, Sonila Cami deklaron 74 450 lekë të ardhura nga paga si nëndrejtore e Shkollës ‘Jeronim De Rada’, 290 416 lekë të ardhura nga pagesa e sigurimeve shoqërore nga barrëlindja dhe 293 116 lekë gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës.

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
Në deklaratën e pasurisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, bie në sy shumësia e burimeve të të ardhurave, për shkak të angazhimit në disa punë njëherësh dhe projekteve të ndryshme. Referuar deklaratës së pasurisë, të ardhurat vjetore të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, vijnë nga 13 burime të ndryshme.
Konkretisht, Zaganjori deklaron 2 017 000 lekë të ardhura për vitin 2016 nga paga si kryetar i Gjykatës së Lartë, të ardhura si anëtar i KLD, si pjesë e bordit drejtues të magjistraturës dhe të ZABGJ. Po ashtu, Zaganjori është angazhuar në mësimdhënie, udhëheqje masteri dhe doktorature në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Institutin e Studimeve Evropiane. Nga kjo veprimtari ka fituar 1 191 000 lekë.

Të ardhurat e tjera
Zaganjori deklaron 263 540 lekë të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja shkencore në Universitetin Luarasi, 298 euro dhe 155 000 lekë të ardhura nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Institutin e Studimeve Politike në Tiranë.
Po ashtu, kryetari i Gjykatës së Lartë deklaron 380 euro të ardhura nga pjesëmarrja në tryeza të organizuara për gjykimin administrativ nga IRZ si dhe nga botimi i librit ‘Menschenrechte in Ost und Mittel Europa’.
Zaganjori deklaron 1 764 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e një bodrumi, kati i parë, 104 972 lekë interesa nga depozita në lekë e gruas, një llogari bankare 10 210 euro, 243 695 lekë, interesa vjetore nga shuma e investuar në obligacione etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.