Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndërtimi i rrugës “Faik Konica”, asfalti do zëvendësohet me kalldrëm

20/04/2017
Ndërtimi i rrugës “Faik Konica”, asfalti do zëvendësohet me kalldrëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e rrugës në Njësinë nr. 2, duke futur një koncept të ri ne infrastrukture, ku në vend të shtrimit me asfalt, do të përdoret kalldrëmi. Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se investimi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në këtë zone, duke përmirësuar edhe komunikimin mes disa rrugëve.
“Ka nevojë që të ketë një komunikim më të mirë të lagjes sepse kjo është një zonë jashtëzakonisht e banuar, që lidhet me liqenin dhe disa zona si stadiumi “Qemal Stafa”, i cili pasi të përfundojë, do të jetë tej mase e frekuentuar. Kështu që, është shumë e rëndësishme që ky damar të funksionojë si një linjë transiti midis Rrugës së Elbasanit dhe sheshit “Nënë Tereza”, kryesisht e dedikuar për banorët e zonës”, tha Veliaj.
Krahas ndërtimit të kanalizimeve, asfaltimit dhe vendosjes së ndriçimit, projekti parashikon përdorimin e pllakave në formë kalldrëmi, çka do të rrisë edhe më tej sigurinë duke paralajmëruar drejtuesit e automjeteve për kufizimin e shpejtësisë.
Kreu i Bashkisë garantoi se një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe gjelbërimit, ku është parashikuar mbjellja e 180 fidanëve të rinj me bli dhe pisha.
 “Për sa kohë që Bashkia e Tiranës vazhdon me këtë ritëm, pra çdo ditë një punë konkrete, është vetëm çështje kohe sa të vijmë edhe te rruga e kujtdo personi që mezi po pret që Bashkia të paraqitet aty me investime. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, në një vit kemi 365 investime, në dy vite që po mbushet nga mandati ynë kemi rreth 700 investime. Pra, është vetëm çështje kohe sa të jemi prezent në çdo lagje”, theksoi Veliaj.
Ndërtimi i plotë i rrugës “Faik Konica” parashikon ndërhyrje në gjithë nënshtresat dhe shtresat sipërfaqësore, ndërtimin e kanaleve të ujërave të zeza, të ujërave të bardha, ndërtimin e linjave rezervë për fibrat optike, si dhe ndriçimin e rrugës. Gjerësia e rrugës do të jetë 11.5 metër, ku një korsi do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve dhe një për parkimin, ndërsa do të ketë edhe një korsi të dedikuar për biçikletat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.