Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Durrës, babai i foshnjës së vdekur, akuzon mjeken, reagojnë bluzat e bardha

18/04/2017
FOTO/ Durrës, babai i foshnjës së vdekur, akuzon mjeken, reagojnë bluzat e bardha
Share on FacebookShare on Whatsapp

Babai i foshnjës 15-muajshe nga Durrësit, që shkoi në urgjencën e Durrësit pa shenja jete, tregon të gjithë problemet që ka pasur vajza e tyre prej tre ditësh.
Sipas Kujtim Agës e vogla kishte vështirësi në frymëmarrje, prandaj edhe më 14 prill ai bashkë me të shoqen e çuan për vizitë në Pediatrinë e Durrësit.
“Ne e sollëm para tre netësh vajzën në Pediatrinë e Durrësit, kishte vështirësi në frymëmarrje. Mjekja i bëri një vizitë dhe na dha një mjekim për në shtëpi. Disa ilaçe ia bleva që atë natë, disa të tjera në mëngjes. Vajza gjatë këtyre ditëve ka pasur vetëm vështirësi në frymëmarrje. Ia kemi bërë mjekimin siç na tha mjekja”, u shpreh i ati.
Për gjithë këtë histori tronditëse, ai bën përgjegjëse, mjeken.
“Duhej ta kishte shtruar vajzën në spital, ne ja thamë shqetësimet”, shtoi Aga.
Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe shefi i pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini i cili ka deklaruar se vajza është paraqitur në 14 prill në orën 23:00 të mbrëmjes, me probleme në rrugët e frymëmarrjes. Ai tregon se i është dhënë ndihma e nevojshme atë natë, por mohon që viroza e stinës të jetë shkak për vdekjen. Shahini thekson se shkakun do ta nxjerrë vetëm ekspertiza.
“I kemi bërë një aerosol që u zhbllokua nga sekrecione aparati i frymëmarrjes. Iu dha një mjekim nga doktoresha që ishte roje, shkak për vdekjen nuk është viroza e stinës. Shkaqet mund të jenë të ndryshme, por do përcaktohen nga ekspertiza. Mund të jetë një vdekje e menjëhershme, por edhe për shkak të mbytjes nga kalimi i sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes”, sqaroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.