Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPECIALE/ Dom Shtjefën Kurti, historia e klerikut që pushkatua nga regjimi komunist për një pagëzim

17/04/2017
SPECIALE/ Dom Shtjefën Kurti, historia e klerikut që pushkatua nga regjimi komunist për një pagëzim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Kurbin është përkujtuar figura e Dom Shtjefën Kurtit, kleriku që u pushkatua nga regjimi komunist vetëm pse pagëzoi fshehurazi një fëmijë 2-vjeçar. Bashkëvuajtës të tij, por edhe banorë që e njohën thonë se vlerat e atij njeriu të urtë janë krenari për kombin dhe duhen vlerësuar.
Historia e Dom Shtjefën Kurtit, martirit të fesë që u pushkatua me akuzën se kishte kryer shërbime fetare dhe pagëzuar një fëmije është sjellë sërish në kujtesë në Gurez të Kurbinit.
Prena Nishi rrëfen historinë, duke deklaruar se djalin e kishte çuar fshehurazi natën për ta pagëzuar dhe se ka kuptuar asnjëherë si e kishin kuptuar xhelatët komunistë siç i cilëson ajo.
“Shkuam fshehtas, natën dhe e pagëzuam. Nuk na pa askush i gjallë. Se nga u mor vesh, aty e di Zoti. Ndoshta kanë qenë spiunë të fshehur, nuk e di”, tregon Prena Nishi.
Tonin Nishi, vetëm 2-vjeç kur u pagëzua, rrëfen se historinë e pushkatimit të klerikut Kurti e ka mësuar në moshën 13-vjeçare. Ai thotë se e sjell në kujtese shpesh herë atë ngjarje.
“Vatikani ka shkruar, se jemi kapur për këtë punë. Prifti pastë dritë të pagëzoi ty dhe na kapën të gjithëve si grup na futën brenda dhe atë e pushkatuan”, shprehet Tonin Nishi.
Bashkëvuajtësit e klerikut tregojnë kalvarin e vuajtjeve dhe mundimeve që kanë kaluar në burg gjatë kohës së regjimit komunist.
“Unë kam rënë 26 vjeç në burg dhe kam dalë 40. Në moshën më të mirë të jetës, me 8 vjet shkollë. Por regjimi atë punë kishte dhe për të pushkatuar Shtjefën Kurtin na kapën dhe ne që të bëhemi një grup se vetëm mund të mos e pushkatonin”, tregon Fran Ndoci.
“Gjatë gjithë hetuesisë në burgun e Tiranës unë e kam pasur dhomën e izolimit ngjitur me Shtjefen Kurtin. Torturë pa bërë në këtë dynja lënë nuk kanë, i kam vijat e hekurave edhe sot. Kam ra 32 vjeç, kam dalë 40. Na kanë fut në burg pa ditur asgjë”, kujton Agustin Preçi.
Nipi i Dom Shtjefë Kurtit thotë se dhimbja për pushkatimin e tij ka qenë mjaft e madhe, kjo duke ju referuar dhe faktit se as eshtrat nuk janë gjetur.
“Sot nuk i gjenden akoma eshtrat, është një krim, një pistë kriminale e padëgjuar në botë. Thjesht se donte të luftonte atë njeri të mençur, të zgjuar, intelektual me shumë influencë në këtë zonë”, shprehet Nikolin Kurti.
Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të përndjekurve politik, Nebil Çika, shprehet se njerëz si Dom Kurti janë krenari për vendin.
“Zgjodhëm këtë moment për të nderuar këta martirë të lirisë, demokracisë, besimit, si themeli i luftës sonë dhe përpjekjeve tona edhe sot për demokraci” shprehet Nebil Çika.
Pas 8 muajsh burg, më 29 shtator 1971 i lidhur këmbë e duar, Dom Shtjefën Kurti u dërgua para togës së pushkatimit, ndërsa historia e tij ka bërë jehonë në mbarë Evropën. OraNews.tv
dom shtjefen kurti1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.