Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hetimi për pastrim parash, Prokuroria: Të sekuestrohen pasuritë e Alfred Pezës

13/04/2017
Hetimi për pastrim parash, Prokuroria: Të sekuestrohen pasuritë e Alfred Pezës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Krimeve te Rënda kërkon në gjykatë sekuestrimin e pasurive të deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza. Anëtari i parlamentit nga radhët e mazhorancës po hetohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash
Ndonëse në sekret të plotë, prokuroria ka avancuar në hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza. Burime të besuara për “BalkanWeb”  dhe “News 24” konfirmojnë faktin se në gjykatën për Krime të Rënda është paraqitur nga prokuroria një kërkesë për sekuestrimin e pasurive të deputetit të mazhorancës, hetimet ndaj të cilit nisën pak muaj më parë, për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Burimet tregohen tejet të rezervuara lidhur me detajet e mëtejshme dhe pasuritë konkrete për të cilat është kërkuar sekuestro. Ajo që dihet është se mbrëmjen e së mërkurës në Prokurorinë për Krime te Rënda ka mbërritur nja material voluminoz dhe vetëm pak orë më vonë, rreth orës 16:00 të së enjtes, prokurorët e Njësisë së Specializuar Task Forcë, e kanë dorëzuar atë në gjykatë.
Kërkesa për sekuestro thanë burimet është e detajuar dhe pritet që të zhvillohet seanca për të vendosur nëse pasuritë e deputetit do të vihen ose jo nën sekuestro, sipas ligjit antimafia.
Nga hetimet disa mujore, ka rezultuar deputeti i mazhorancës, nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e tij.
Hetimet ndaj Alfred Pezës, nisën pas publikimit të një kontrate noteriale, sipas së cilës bashkëshortja e tij, kishte investuar shumën prej 1.14 milionë dollar për të blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë.
Prokuroria e përgjithshme e vuri emrin e Alfred Pezës, në regjistrimin e personave që u atribuohet vepra penale dhe kërkoi dëshminë e tij. Ligjvënësi socialist jashtë dyerve të prokurorisë deklaroi për mediat se çdo qindarkë të pasurisë së tij e ka fituar me punë të ligjshme.
Pas ish-deputetit kristiandemokrat Mark Frrokut, kjo është kërkesa e dytë nga prokuroria për sekuestrimin e pasurisë së një anëtari të parlamentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.