Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Mbajeni mend, zgjedhje me 18 qershor me Edi Ramën nuk do të ketë

13/04/2017
Basha: Mbajeni mend, zgjedhje me 18 qershor me Edi Ramën nuk do të ketë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e siguroi sot kryeministrin se nuk do të ketë zgjedhje me 18 qershor.
“Me sigurinë që ju jep për pak ditë krimi në pushtet dhe pushteti në krim, me drogën financiarisht dhe fizikisht që ju ka krimbur trutë, edhe sot hodhe dorashkën ndaj një populli të tërë se nuk do të tërhiqen, se nuk do të ketë qeveri teknike, se zgjedhjet do të mbahen me 18 qershor. Mbajeni mend dhe fiksojeni mirë, po ua them me sigurinë totale të një populli të bashkuar rreth kauzës së vet se zgjedhje me 18 qershor nuk do të ketë, Edi Rama do të largohet, një qeveri teknike do ti hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh kreu i PD-së pasditen e sotme nga çadra e protestës.
Basha tha se vendi duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Vendi së pari duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të lira nga droga që shtrihet kudo, nga krimi që përgjon dhe kërcënon kudo. Kjo është një kauzë e madhe, e drejtë, një kauzë historike”, vijoi kreu i PD-së.
Kryedemokrati rikujtoi edhe njëherë premtimin e tij se orën e parë të republikës së re do të anulojë ligjin për arsimin e lartë. Nga ana tjetër ai tha se prej dy javësh PD ka nisur punën për hartimin e ligjit të ri.
“Themelet e republikës së vjetër po shemben dhe po zënë brenda bandën e fundit në pushtet me në krye Edi Ramën. Orën e parë të republikës së re do të nënshkruajmë anulimin e ligjit të arsimit të lartë dhe rikthimin e tarifave të përballueshme. Ka nisur prej një jave puna për hartimin e ligjit të ri për arsimimin e lartë që do konsultohet dhe miratohet vetëm pasi të ketë vulën e rinisë. Shumë ka për të humbur Edi Rama dhe shpura e tij, koncesionet korruptive do të anulohen, lekët e Vilma Nushit me shokë do tua kthejmë shqiptarëve dhe në radhë të parë rinisë shqiptare”, u shpreh Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.