Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LSI kërkon ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit

12/04/2017
LSI kërkon ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i LSI së Luan Rama kërkoi ndryshim të ligjit të dekriminalizimit, për të qartësuar marrëdhënien mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kërkesa e deputetit të LSI së erdhi pasi kryetari i KQZ-së, Denar Biba deklaroi se heqja e mandateve të funksionarëve të lartë është bërë pa pawur dokumentacionin origjinal të dënimit të formës së prerë që kanë marrë jashtë vendit.
“Prokurori i Përgjithshëm na ka sjellë në rastet e tre mandateve të zotit Dashamir Tahiri, Elvis Rroshi dhe Shkëlqim Selami që janë dënuar jashtë vendit për vepra të caktuara. I kemi kërkuar t’i shohim këto vendime, madje seancat kanë qenë publike. Nuk na kanë sjellë aktet përkatëse, as sot që po flasim dhe e kemi marrë vendimin në mirëbesim të Prokurorisë dhe për pasojë përgjegjësinë e ka ai organ”, deklaroi kreu i KQZ-së, Denar Biba.
“Nëse nuk vjen dokumenti kush mban përgjegjësi? Pastaj ka një detyrim ligjor në marrëdhëniet tuaja me Prokurorinë e Përgjithshme të plotësohet dokumentacioni pastaj të merret vendimi mirëbesimi në këto çështje nuk ekziston”, tha deputeti socialist, Pandeli Majko.
“Në vlerësimin tim ka nevojë për të saktësuar më mirë pozicionet dhe autoritetin e institucioneve edhe në ligj, pavarësisht se janë ligje të bëra së fundmi edhe se janë bërë nën presion dhe për t’i bërë shpejt dhe me vullnetin e mirë për të zgjidhur një problem që u ngrit si kauzë politike, siç ishte dekriminalizimi. Ligji ka paqartësi dhe krijon kakofoni në rolin dhe autoritetin e institucioneve”, tha deputeti i LSI-së, Luan Rama.
Deklarata e kryetarit të KQZ së ka shkaktuar debat mes deputetëve të Partisë së Socialiste, të cilët kërkuan që vendimet të merren bazuar në dokumentacion, raporton TCH.
“Në funksion të provave që do të sjellë Prokuroria, jo të një shkrese që ka prova për Bashkim Finon. KQZ nuk duhet ta marrë vendimin, po e mori të venë në burg. Është e thjeshtë; të zbatojë rezolutën, ose t’i shkarkojmë e kemi në dorë ne i vëmë, ne i shkarkojmë”, tha deputeti socialist, Bashkim Fino, duke iu drejtuar kreut të KQZ-së, Denar Biba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.