Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALDA BARDHYLI/ “Kamarja e turpit” dhe soc-realizmi

10/04/2017
ALDA BARDHYLI/ “Kamarja e turpit” dhe soc-realizmi
Share on FacebookShare on Whatsapp
alda bardhyli, vogel_copy_1

Alda Bardhyli

Ndërsa në atmosfera letrare në vend është përfshirë në debate mbi të shkuarën, dhe mënyrën sesi duhet t’i lexojmë sot veprat e shkruara gjatë periudhës së soc-realizmit, The Guardian, njofton se shkrimtari Ismail Kadare është në listën e 13 kandidatëve favorit për Man Booker.
Përveç faktit që Kadare është sërish kandidat për një çmim, trofeun e së cilit e ka marrë njëherë në vitin 2005, ajo çfarë është interesante dhe duket sikur i jep përgjigje gjithë këtij debati që orvatet shpesh në Tiranën e këtyre viteve, është titulli i veprës me të cilën ai renditet bri emrave më të mirë të letrave të momentit, e shkruar më shumë së 40 vite më parë.
“Kamarja e turpit”, e përkthyer në anglisht nga John Hodgson, në shqip është botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit “Ura me tri harqe”, me titullin “Pashallëqet e mëdha”.
Në kohën kur në Tiranë flitet për një “hedhje në kosh” të librave të shkruara gjatë periudhës së komunizmit, një libër i shkruar në këtë periudhë, e pikërisht në kohën më totalitare të diktaturës, zgjidhet nga kritika bashkëkohore si një nga librat më të mirë të kohës, dhe rekomandohet fort, si një letërsi që na tregon nevojën që kemi për të mos harruar.
Distanca kohore në të cilën është shkruar ky roman, tregon se letërsia e mirë nuk humb në kohë. Romani që ka në qendër fatin e Ali Tepelenës. Kadare e fillon historinë e tij nga këndvështrimi i një njeriu të zakonshëm, 31- vjeçari Abdulla, i cili është roja i kamares së turpit.
Ai duhet të mbajë nën kontroll çdo kokë të vendosur atje së bashku me mjekun, i cili kujdeset për gjendjen e saj çdo ditë. Por shqetësimet e Abdullait janë më njerëzore.
Ai shqetësohet në lidhje me martesën që po afron, humbjen e vendit të punës, fatin e vëllait të tij, i cili ndodhet larg duke luftuar rebelët shqiptarë. Por është dhe një tjetër njeri i zakonshëm, Tunxh Hata, i cili ka për detyrë mbledhjen e kokave të prera të udhëheqësve në çdo betejë të fituar.
Shumë shpejt ai do të mbledhë të fundit, atë të Ali Tepelenës, i cili më në fund është shpartalluar.
Lesley Mcdowell shkruante në “The Herald” se Kadare “dukej sikur përmes kësaj vepre, donte t’i kujtonte vendit të tij luftën për pavarësi dhe të sigurohej që lexuesit e tij nuk e kanë harruar lidhjen që Perandoria Osmane kishte dikur mbi të. Sepse qartësisht ai ndiente se ekzistonte rreziku i mbizotërimit të anezisë. Të kujtuarit nuk lidhet vetëm me varrosje kockash, por lidhet me të treguarin e historisë, të folurin e gjuhës tënde, të ruajturit e traditave.
E shkruar në një nga periudhat më të errëta të letërsisë, “Kamarja e turpit”, është pjesë e një trashëgimie historike letrare e cila pavarësisht diskutimeve me të cilat shpesh përballet, do jetë gjithnjë pjesë identitare e letërsisë sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

23/04/2026
Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

23/04/2026
Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

Ndërron jetë akademiku Rexhep Qosja, varroset në ceremoni të thjeshtë sipas amanetit

23/04/2026
Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

Berisha: Rama fshihet, i ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

23/04/2026
Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.