Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nis verifikimi i pasurisë së deputetit Mhill Fufi, djali iu arrestua dhe dënua në Angli për kokainë

07/04/2017
Nis verifikimi i pasurisë së deputetit Mhill Fufi, djali iu arrestua dhe dënua në Angli për kokainë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria shqiptare nis verifikimin e pasurisë së deputetit Mhill Fufi pak ditë pas dënimit të djalit të tij Amarildo Fufi me 16 vite burg nga drejtësia angleze për trafik droge. Pas dënimit të Amarildo Fufit për akuzën e trafikut dhe tregtisë së kokainës në Angli, drejtësia londineze nuk është ndalur, por kërkon nga Shqipëria të kontrollojë burimin e pasurisë dhe investimet e mundshme të djalit të deputetit Mhill Fufi dhe familjarëve të tij.
Kjo kërkesë është paraqitur nga autoritetet angleze dhe në Shqipëri.
Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme sqaruan për Report TV se ka nisur verifikimi i dyshimeve për pastrim parash me burim aktivitetin kriminal.
Në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm prej disa ditësh ka mbërritur një kërkesë nga drejtësia angleze për verifikim dhe kontrollin e pasurisë së Amarildo Fufit dhe familjarëve të tij përfshi dhe Mhill Fufi i cili ka qenë deputet i PD e sot i pavarur.
Burimet sqaruan se aktualisht po kryhet verifikim në terren për investime në pronësi të Amarildo Fufit dhe familjarëve të tij e më pas do të vendoset nëse do të zbatohet apo jo kontrolli pasurisë me ligjin antimafia.
Në raportin e autoriteteve angleze pala shqiptare informohet se grupi në të cilin bënte pjesë djali i deputetit qarkullonte shuma të mëdha parash si nëpërmjet transfertave me Shqipërinë si në rrugë ilegale. Këto para kanë shtuar Londinezët dyshohet se janë investuar në Shqipëri në prona, biznese dhe në kompani ndërtimi e transporti.
Dikur mbrojtës në ekipin e Partizanit, djali i deputetit Fufi pasi u shkëput nga futbolli rezulton se është përfshirë në aktivitetin kriminal të narko­trafikut me droga të forta si kokaina. Së bashku me Amarildo Fufin i cili u dënua me 16 vite, rezulton se janë dënuar dhe Basim Berberi me 12 vite burg, Mario Xhafa me 8 vite burg, Kamando Dishan me 8 vite burg , të gjithë anëtarë të një grupi kriminal që tregtonte kokaine të pastër në Londër.
amarildo fufi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.