Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ Jo mocion kundër Ramës, por qeveri teknike

07/04/2017
BLENDI FEVZIU/ Jo mocion kundër Ramës, por qeveri teknike
Share on FacebookShare on Whatsapp
blendi fevziu, vogel

Blendi Fevziu

Në entuziazmin e ngjarjeve të fundit politike, shumë prej kritikëve mediatikë të Ramës kanë nisur kalkulimin e votave në Parlament për një rrëzim të tij në sallë. Logjika e shumë prej atyre që analizojnë zhvillimet politike, është se nëse Rama nuk pranon Qeverinë Teknike; nëse ai refuzon të negociojë datën e zgjedhjeve; nëse ai mbetet thuajse i vetëm, nuk ka përse vendi të hyjë në një spirale të panjohur përplasjeje që mund të sjellë destabilitet.
Po sipas analistëve, nëse PD, LSI, PDIU, Libra dhe faktorë të tjerë politike binden që për vendin është më mirë një qeveri teknike që mund të shfryjë tensionet dhe mund të përgatisë zgjedhjet, atëherë ata mund të bashkojnë votat dhe me një mocion mosbesimi mund të shkarkojnë Ramën dhe të emërojnë një Kryeministër të ri, normalisht teknik.
Pra i pranuar nga të gjithë. Më sfidanti në këtë drejtim ka qenë Blushi, që ka deklaruar se dy votat e Librës në parlament janë në dispozicion për të rrëzuar Ramën nga Kryeministër.
Nëse do kishte një gabim dhe gafë të rëndë politike në këtë moment do të ishte vetëm kjo. PD dhe pas saj edhe LSI dhe PDIU bashkohen në një pikë: që vendi ka nevojë për një garanci për zgjedhjet dhe zhvillimin e tyre normal, në formatin “të lira dhe të ndershme”.
PD ka deklaruar se për të shmangur kërcënimin që vjen nga krimi i organizuar dhe paratë e narkotrafikut, kërkon vetëm një kusht që sipas saj është garanci: qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike.
Pra, PD, LSI, PDIU kanë deklaruar deri tani se ata kërkojnë një qeveri teknike apo besimi, por të gjithë bashkë janë të qartë që kjo qeveri duhet të ndërtohet bashkë me PS dhe me mbështetjen e saj. Pra, qeveria e re, duhet të jetë produkt i negociatave dhe dakordësimit të gjithë forcave politike, PS, PD, LSI, PDIU, Libra etj dhe jo produkt i një mocioni mosbesimi që do të grupojë në parlament një pjesë të politikës kundër pjesës tjetër.
Pra, nëse kompromisi për një qeveri teknike mungon, mocioni në parlament do shihej si një tentativë për të marrë zgjedhjet në tavolinë dhe si lëvizje thjeshtë kundër Ramës si kryeministër. Por asnjë nga forcat politike së paku publikisht nuk ka këtë synim dhe të gjithë bashkë kanë deklaruar se zgjedhjet me standarde arrihen vetëm atëherë kur të gjithë bashkë të jenë dakordësuar.
Mocionet dhe kombinimet e numrave në parlament mund ose mund të mos japin produkt, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Ato nuk e zgjidhin krizën dhe nuk garantojnë atë që për momentin e kërkojnë të gjithë: Zgjedhjet e garantuara dhe një qeveri e mbështetur nga të gjithë. Një Qeveri ku Rama të jetë palë, dhe jo i përzënë nga palët.
Pikërisht për këtë arsye, një mocion kundër qeverisë, është zgjidhja më e keqe për zgjedhjet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.