Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ Hakmarrja e Metës!

05/04/2017
BLENDI FEVZIU/ Hakmarrja e Metës!
Share on FacebookShare on Whatsapp
blendi fevziu, vogel

Blendi Fevziu

E mbani mend Ilir Metën në Prill 2008? Me mëngët e përveshura dhe me llërat e nxira nga shiringat e serumit. Me mjekrën e parruar, ngujuar brenda sallës së Parlamentit në një grevë të gjatë urie? I vetëm, me disa parti të vogla kundër kurthit që i kishin ngritur dy të mëdhenjtë, PS dhe PD. I bindur që donin ta eliminonin politikisht, madje me dy parti të mëdha të bindura që ndryshimet kushtetuese do ta linin tashmë jashtë një herë e përgjithmonë. Atë dhe partitë e tjera të vogla. U duk vërtet sikur Meta u zhduk në atë kohë. E bashkë me të edhe disa parti të tjerë.
Por më 2009 Meta arriti të mbijetojë. Fati e solli që PD të kishte nevojë së paku për një votë më shumë sepse ishte ndaluar në vijën e kuqe, plot 70 vota. Mjaftueshëm që mos ta lejonte PS dhe LSI të bëheshin bashkë, por pamjaftueshëm për të krijuar edhe ajo qeveri. Mandatet e Metës u bënë të arta.
Qeverisja me PD e fuqizoi LSI dhe më 2013, një nga dy forcat që kishte tentuar ta eliminonte, PS, e ftoi në koalicion. Zgjedhjet e nxorën Metën edhe më të fortë. Tashmë ai nuk kishte më mandatin e artë që bënte diferencën por disa mandate të domosdoshme që PS të bënte numrin magjik 71. Kjo i dha edhe një lloj autonomie brenda mazhorancës.
Në zgjedhjet lokale të 2015 edhe PD nisi ta kuptojë që Meta ishte një faktor i rëndësishëm për të ndryshuar balancën qeverisëse. Fuqizimi i Metës ishte krejt në drejtim të kundërt me atë që i kishin parashikuar atij në vitin 2008. Jo vetëm që nuk u rrudh, nuk u shua, por u fuqizua më shumë. Sistemi jo vetëm që nuk u bë dy partiak, por u kthye në një sistem që e vendos një parti dhe kryesisht Meta. Të dy forcat politike u panë të flirtojnë për të fituar simpatinë dhe vëmendjen e Metës.
Një moment, në vjeshtën e 2015 u fol sikur Rama dhe Basha mund të gjenin një marrëveshje për të siguruar pavarësinë nga LSI apo partitë e tjera të vogla, përmes primit. Por e gjitha kjo rezultoi një blof. Me gjasë nuk pati as negociata dhe as mesazhe të shkëmbyer, por Meta e mori të mirëqenë dhe filloi reagimin ndaj Ramës. E detyroi këtë të fundit të fluturonte nga Nju Jorku direkt në zyrën e aleatit të tij dhe ta qetësonte për fjalët e përhapura. Që nga ai moment mes Ramës dhe Metës nuk pati as paqe dhe as qetësi. Më shumë se sa për bashkëqeverisjen, të dy u kujdesën që t’ja bëjnë më të vështirë jetën politike tjetrit.
Sot, janë në një moment kur qëndrimi i LSI është sërish deçiziv. LSI ka në dorë zgjedhjet e ardhshme. Dhe në këtë rast me të po bashkohet edhe PDIU. Ideja që po qarkullon për një marrëveshje direkt PS – PD është përveçse një fake news, edhe një ide malinje. Basha s’ka as nevojë dhe as fuqi të hyjë në një marrëveshje të tillë, në një moment që Meta i dha oksigjen dhe legjitimitet kërkesave të tij. Kjo nuk është çështje pazari, por parimi.
E duam apo jo, e pranojmë apo jo, Meta është sot faktori kryesor për stabilitetin politik në vend. Me gjithë kritikat që vijojnë për të. Kjo është në fakt “Hakmarrja e Metës”. Hakmarrja ndaj atij momentit të Prillit 2008, plot 9 vjet më parë, kur dy të mëdhenjtë i bashkuan për ta zhdukur nga skena politike. Dhe kur pak vetë besonin se ai do mbijetonte. Por Meta mbijetoi. Duke dashur ta zhdukin, për fat të keq e bënë atë më të fortë. I dhanë në dorë çelsat e stabilitetit politik në vend dhe mandatet e artë të balancës politike. Ndaj kjo është sot, Hakmarrja që Meta kishte premtuar në Prill 2008…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

08/06/2026
Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
EMRI/ Kush ishte 26-vjeçari që u qëllua për vdekje në Paskuqan

EMRI/ Kush ishte 26-vjeçari që u qëllua për vdekje në Paskuqan

08/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

08/06/2026
Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.