Marie Thanas, 26-vjeçarja nga Korça e akuzuar si tutorja e një grupi vajzash në kryeqytet që ofronin shërbime seksuale kryesisht biznesmenë italianë që menaxhonin Call Centera-at në Tiranë deklaron se nuk është në burg.
Ditën e sotme Marie Thanas ka kontaktuar pranë JOQ, duke deklaruar se është e lirë dhe se ka shkuar në komisariat atë ditë vetëm për të bërë një verifikim.
“Unë kam dalë nga komisariati që prej ditës që u bë ngjarja, thjesht nuk kam reaguar për çështje hetimore. Sa për informacion, ta dini unë kam marrë pafajësinë, jam jashtë dhe s’kam asgjë. Të gjitha lajmet që qarkullojnë lart e poshtë janë k**lliqe sepse unë e kam marrë pafajësinë. Unë isha arrestuar për 1 telefonatë që është kryer nga telefoni im dhe jo për atë që thuhet. Po jam e lirë dhe nuk kam asnjë pjesë të fajit.”
Pas komunikimit të saj pranë redaksisë, JOQ menjëherë kontaktoi me policinë e Tiranës për të konfirmuar ose jo lirinë e shprehur nga Marie. Policia tha për JOQ se Marie është e nën arrest shtëpie me vendim gjykate edhe pse pak ditë më parë u arrestua si organizatorja e grupit të prostitucionit në orgji me 5 studente dhe biznesmenë italianë.





