Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një i ri ka qëlluar me armë zjarri gjyshen e tij duke e lene te vdekur ne vend. Më pas, Marsid Curri, 23 vjec ka vrarë dhe veten. Shtëpia ku u gjetën trupat ishte e mbyllur nga brenda. Familjarët kanë lajmëruar policinë, pasi gjyshja nuk i përgjigjej telefonatave. Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri, automatik.
Autoritetet përkatëse vazhdojnë hetimet, pasi nuk dihen ende motivet e ngjarjes.





