Dy persona të maskuar janë futur në një ambjent lojrash fati (kazino) dhe kanë vjedhur nje sasi lekësh. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 2 në Korçë, në orët e para të mengjesit.
Dyshohet se njëri prej tyre ka qenë i armatosur dhe ka kërcënuar personelin. Nga veprimet e para rezulton se nuk ka pasur persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





