Kryeministri Edi Rama i mbetur “i vetëm trim në luftë”, i përgjigjet pozitivisht kreut të PD-së Lulzim Basha për dialog. Jo vetëm kaq, por ai është treguar shumë “dorëlëshuar”, ndërsa ia ka lënë kreut të PD-së, të zgjedhë orën dhe vendin e takimit.
“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, shkruan Rama në “Facebook”.





